LAJMI I FUNDIT:

Ja si reagoi Obama kur ia dhanë lajmin për masakrën në Newtown (Foto)

Ja si reagoi Obama kur ia dhanë lajmin për masakrën në Newtown (Foto)

Shtëpia e Bardhë publikoi mbrëmë një foto të presidentit amerikan Barack Obama, nga momenti kur e ka marrë vesh lajmin për masakrën në Shkollën Fillore “Sandy Hook” në Newtown.

Në foto shihet Obama i tronditur, i cili me kokën ulur dhe sytë e mbyllur dëgjon lajmet të cilat ia transmeton John Brennan, këshilltar i tij i sigurisë kombëtare.


Obama e ka quajtur masakrën ditën më të keqe të tij, qëkur u “shpërngul” në Shtëpinë e Bardhë. Për shkak të këtij krimi të rënd, Obama e vuri nënkryetarin Joe Biden në krye të iniciativës për ashpërsimin e ligjit për armët. /Telegrafi/