LAJMI I FUNDIT:

Ja si të shpëtoni flokët e yndyrshëm

Ja si të shpëtoni flokët e yndyrshëm

Keni provuar mjete të ndryshme dhe nuk ju kanë ndihmuar fare që të zgjidhni problemet me flokët e yndyrshme? Tani zbatoni disa prej këtyre këshillave të thjeshta, por efikase.

1


1. Pudra pa ngjyrë do të jetë shpëtimtarja juaj
Jeni jashtë dhe rastësisht shiheni në pasqyrë për të zbuluar se rrënjët tuaja duken një skandal i yndyrshëm? Mbani gjithnjë me vete një pudër kompakte pa ngjyrë. Aplikojeni në flokë dhe duke qenë fare e lehtë, nuk keni përse të shqetësoheni më mbetjet e bardha në flokët tuaj.

2

2. Tregohuni e zgjuar me spërkatësin e thatë
Përdorimi i tepërt i spërkatësit të thatë mund të nxisë mbiprodhimin yndyrës në skalpin tuaj. Prandaj, mundohuni ta limitoni përdorimin e saj dhe kur do ta përdorni, hidheni fillimisht në dorë dhe kalojini gishtat përmes flokëve, në mënyrë që të mos e aplikoni drejtpërdrejt në skalp.

3

3. Hiqni dorë nga pjastra
Sa më të drejta flokët, aq më shpejt shpërndahet yndyra në to. Kaçurrelat pranë rrënjës i ngrenë fijet e flokëve duke e bërë më të vështirë të preken nga yndyra.

4

4. Krijoni shamponin tuaj pastrues për të mbrojtur ngjyrën
Shamponët pastrues janë mënyra më e mirë për të shpëtuar nga yndyra, përveçse kur ke flokë të lyera. Dhe kush e do këtë? Në vend të kësaj, shtojini një aspirinë të shtypur. Acidi salicilik do të pastrojë flokët tuaj duke lënë të paprekur ngjyrën.

5

5. Shpëlajini flokët siç duhet
Nëse flokët ju bëhen me yndyrë në një zonë të caktuar, mund të jetë shenjë se nuk i shpëlani siç duhet flokët as larjes. /Telegrafi/