LAJMI I FUNDIT:

Jabllanoviq: Ministrat serbë të Mustafës marrin 70% në tenderë

Jabllanoviq: Ministrat serbë të Mustafës marrin 70% në tenderë

Kryetari i Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq, ka deklaruar se me ministrat serbë në Qeverinë e Isa Mustafës komandon Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. Sipas tij, ata dëshirojnë që 70 për qind të vlerës së tenderëve ta ndajnë mes vete.

Mosmarrëveshjet në mes të ministrit për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës dhe kryetarit të Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq, kanë nxjerrë në dritë hendekun e madh që ekziston në mes këtij të fundit dhe ministrave serbë në Qeverinë e Isa Mustafës, posaçërisht me atë për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq.


Ai madje ka siguruar se me ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës komandon Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, raporton lajmi.net.

“E tëra shkon nga Gjuriqi. Gjuriqi komandon me ta. Të gjithë janë SNS (Partia Përparimtare e Serbisë e kryeministrit serb Vuçiq), unë u kundërvihem atyre. Nuk dua t’i dëgjoj ashtu siç flasin ata. Prapa tyre është mafia. Ata dëshirojnë t’i marrin të gjithë tenderët, të bëjnë punë për 30 për qind, ndërsa pjesën tjetër prej 70-përqindëshit ta ndajnë në mes vete. Unë këtë nuk e lejoj. Gjatë gjithë kohës Jevtiqi vë obstruksion ndaj meje, edhe vitin e kaluar vetëm për të treguar në opinion se jam kryetar i paaftë dhe nuk i kam realizuar projektet, ndërsa ai mjetet nuk i lëshon, por unë i kam dokumentet”, ka thënë Jabllanoviq për portalin “Kossev” në veri të Mitrovicës.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori