Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka mbajtur një fjalim në Institutin Kombëtar Demokratik, të organizuar në kuadër të Konventës Demokratike në SHBA. Duke përkrahur kandidaten për Presidente të SHBA-së, Hillary Clinton, Jahjaga ka thënë se ajo ka mbrojtur të drejtat e njeriut, promovoi barazi, mbrojti grupet dhe komunitetet e margjinalizuara në vend dhe jashtë.
Jahjaga ka folur edhe për Madeline Albright, për të cilën ka thënë se së bashku me gjeneratën e saj të politikbërësve, ka ndaluar luftën në Kosovë dhe 2 milionë kosovarë jetojnë të lirë e në paqe, transmeton lajmi.net
“Ju ndatë të mirën nga e keqja. Ju në mënyrë të qartë u rreshtuat kundër padrejtësisë”, ka deklaruar Jahjaga.
Ish-Presidentja e cilësoi Hillary Clintonin si gruaja që gjithmonë ka qenë e vendosur për të mbrojtur vlerat dhe ka vepruar në mbrojtje të tyre.
“Gjatë karrierës së saj, ajo ka mbrojtur të drejtat e njeriut, promovoi barazi, mbrojti grupet dhe komunitetet e margjinalizuara në vend dhe jashtë. Ajo madje edhe vallëzoi duke festuar liritë e fituara me vështirësi, me aq shumë njerëz nëpër gjithë botën”, është shprehur Jahjaga.
Fjalimi i saj i plotë:
Jam shumë e nderuar të jem sot këtu me ju, në këtë javë historike për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për të gjitha gratë. Çfarë momenti i paharrueshëm!
Është privilegji për mua të ulem pranë Sekretares Albright. Unë jam këtu me ju sot për shkak të lidershipit te saj. Ajo, bashkë me gjeneratën e saj të politikëbërësve ndaluan luftën në Kosovë dhe ne, 2 milionë qytetarët e Kosovës, falë tyre jetojmë dhe përparojmë në liri dhe paqe.
Ju ndatë të mirën nga e keqja. Ju në mënyrë të qartë u rreshtuat kundër padrejtësisë.
Saktësisht shtatëmbëdhjetë vjet më parë ju erdhët në Kosovë pasi intervenimi i NATO-s solli përfundimin e luftës në shtetin tim. Të gjithë dolëm në rrugë për të përshëndetur dhe falënderuar.
Atë ditë, duke iu adresuar turmës, ju thatë “Të mos gabohemi. Deri sa ju të vendosni dhe të doni, Kosova do të mbetet shtëpia juaj”. Ju na dhatë të ardhmen jo për shkak të interesave strategjike, por për shkak se ju besuat në vlera, për shkak të besimit tuaj se asnjë person nuk është i lirë derisa ka padrejtësi dhe represion.
Në Kosovë ka vajza që mbajnë emrin Madeline, sepse atyre vajzave ju dha një mundësi të jetojnë në liri dhe paqe; një mundësi që të bëhen kush dëshirojnë, për shkak të lidershipit të Sekretares Albright.
Para intervenimit të forcave të udhëhequra nga SHBA-të, ju po ashtu thatë “Historia është duke na shikuar”.
Mirëpo, historia është duke na shikuar përsëri.
Unë mund t’ju siguroj që secila grua dhe vajzë, në çdo cep të botës i ka sytë e drejtuar kah Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Teksa jemi mbledhur këtu të flasim për rolin e grave në politikë, sfidat me të cilat ato përballen pa marrë parasysh se prej nga janë, të gjitha mund të pajtohemi që jemi këtu edhe për të shënuar dhe festuar këtë arritje historike të gruas e cila na ka inspiruar të gjithave të marrim vendin që na takon.
Hillary Clinton! Gruaja që gjithmonë ka qenë e vendosur për të mbrojtur vlerat dhe ka vepruar në mbrojtje të tyre.
Gjatë karrierës së saj, ajo ka mbrojtur të drejtat e njeriut, promovoi barazi, mbrojti grupet dhe komunitetet e margjinalizuara në vend dhe jashtë. Ajo madje edhe vallëzoi duke festuar liritë e fituara me vështirësi, me aq shumë njerëz nëpër gjithë botën.
Mbi të gjitha, ajo ndërtoi miqësi të vërteta. Miqësia jonë me të është më tepër se sa miqësi mes kombeve, është miqësi e njerëzve të cilët ndajnë ideale të përbashkëta të lirisë.
Unë ndihem me fat që jetoj në epokën e tyre, dhe që kam pasur mundësi si Presidente e Kosovës të ndjeki hapat e tyre. Të jem në gjendje t’i mbaj vlerat e shoqërive të lira dhe përparimtare, duke jetuar pa terror dhe pa dhimbje.
Geraldine Ferraro, të cilën e kujtojmë sot, njëherë na tha “disa liderë lindin gra”. Ajo nuk ka mundur të ketë më shumë të drejtë; të gjitha ne këtu sot, jemi dëshmi e gjallë e kësaj.
Për shkak të lidershipit të grave, shoqëritë tona janë transformuar, komunitetet tona kanë përparuar. Dhe vajzat në çdo vend kane gjetur zërin e tyre.
Për fund, dua të falënderoj Institutin Kombëtar Demokratik për mbështetjen që na ka dhënë të gjithëve për të ecur përpara, për të forcuar zërin tonë dhe për ta bërë praninë tonë të nevojshme.
Si rezultat i kësaj, demokracitë tona janë më të kompletuara. Ju jeni kujdesur aq shumë për ne. Ne nuk do ta harrojmë kurrë.
Në emër të grave lidere në këtë sallë, dua të jap një mesazh për të gjitha gratë dhe vajzat amerikane: Ju keni mundësinë të bëni histori. Ju nuk jeni duke zgjedhur vetëm presidentin e Shteteve të Bashkuara, ju jeni duke zgjedhur liderin e Botës së Lirë. Le të jetë ajo!
Faleminderit!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTaravari: Kemi dalje masive, shpresoj që vëzhguesit ta mbrojnë votën e çdo qytetari
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme
Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë
O'Brien bisedon me Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit
KSHZ jep detaje për përqindjen e daljes së votuesve deri në fund të procesit zgjedhor
Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert