LAJMI I FUNDIT:

Jahjaga në Jordani: Mësoni nga guximi dhe përkushtimi i grave të Kosovës

Jahjaga në Jordani: Mësoni nga guximi dhe përkushtimi i grave të Kosovës

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga në Samitin Global të Grave në Parlamente, i cili është mbajtur në Jordani, ka deklaruar se nuk mund të arrihet paqe e qëndrueshme, nëse gratë nuk janë pjesë e tavolinës së vendimmarrjes.

Ajo ka ftuar të pranishmit në këtë Samit që të mësojnë nga guximi i grave të Kosovës dhe përkushtimi i tyre ndaj shoqërisë, të vlerësoni flijimet e tyre dhe të pranojnë fuqinë që ato kanë si agjentë të paqes, si agjentë të zhvillimit dhe përparimit për të nxitur shoqërinë drejt progresit.


Ja fjalimi i saj në Samitin Global të Grave në Parlamente që po mbahet në Jordani:

Zonja të dashura, miq të dashur, e di që shumë prej jush ndajnë të njëjtën ndjenjë që pata unë kur hyra në këtë Parlament dje në hapjen e Samitit të Grave në Parlamente, duke parë kaq shumë prej jush, kaq shumë prej nesh, dhe duke menduar për një çast sa mirë do të ishte të ishin të gjitha Parlamentet në botë, gjithmonë si kjo, të mbushura plot me energji të grave.

Megjithatë, pavarësisht faktit që pamje si kjo janë të mrekullueshme, Parlamentet të jenë vetëm me gra, nuk është e drejtë. Ne duam të gjithë qytetarët, gra dhe burra të kenë vendin e barabartë në tavolinë. Kjo është bota që duam ta krijojmë, një botë me mundësi të barabarta për të gjithë.

Është kënaqësi e veçantë t’ju drejtohem sot në Samitin e Grave në Parlamente, kjo ngjarje e rëndësishme e cila ka në zemrën e saj përfaqësueset e djepit të demokracisë, gratë anëtare të parlamenteve nga e gjithë bota.

Për shumë vite, Gratë e Parlamenteve mblidhen së bashku nën një zë të përbashkët për të diskutuar rëndësinë e përfshirjes së grave në vendimmarrje, për të ndarë pë rvojat, të mësojnë nga njëra-tjetra, dhe më kryesorja të diskutojnë çështjet urgjente globale dhe mënyrat se si të krijohen zgjidhje të qëndrueshme përmes politikave gjithëpërfshirëse të cilat mund të garantohen vetëm duke pasur gratë si partnerë të barabartë në tavolinë.

Samiti i këtij viti është i veçantë sepse kemi bashkuar forcat dhe përforcuar fuqinë e grave në vendimmarrje duke e pasur edhe mbështetjen e Këshillit të Grave Lidere në Botë, për këtë ngjarje e cila ka një arsye të thjeshtë, ne duam që gratë të jenë të përfaqësuara në mënyrë të barabartë në çdo tryezë të vendimmarrjes dhe ne besojmë që së bashku ne mund të bëjmë këtë një realitet.

Shumë prej jush janë gra pioniere të cilat kanë tejkaluar barrierat, kanë shtyrë përpara reformat jetike për shoqëritë e tyre, dhe kanë kontribuar çdo ditë në krijimin e politikave gjithëpërfshirëse të cilat ofrojnë mundësi më të mira t ë jetës për qytetarët në vendet tuaja.

Ju tregoni çdo ditë ndryshimin që gratë dhe burrat mund të sjellin kur ata punojnë së bashku si partnerë të barabartë. Më e rëndësishmja, ju dëshmoni çdo ditë se pjesëmarrja e grave në vendimmarrje nuk është vetëm një imperativ moral, por një domosdoshmëri për shoqëritë që synojnë të përparojë.

Ne kemi bërë një rrugë të gjatë. Prania juaj këtu është një festë e progresit që gratë kanë arritur në të gjithë botën për breza me radhë. Nuk ishte shumë kohë më parë kur gratë kanë luftuar për të drejtën e tyre për të votuar. Kurse sot, kemi një grup universal të vlerave dhe konventave të cilat pranojnë se të drejtat e grave janë të drejta të njeriut dhe se barazia gjinore është çelësi për të siguruar zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, për të arritur demokracinë kuptimplotë dhe garantuar shoqëri të drejta dhe paqësore.

Megjithatë, pavarësisht nga progresi i arritur, ne shohim çdo ditë, në çdo shoqëri, se gratë dhe vajzat e reja ende nuk i gëzojnë të drejtat e tyre të fituara me mund. Ne e shohim çdo ditë se sa larg jemi nga një botë e të drejtave dhe mundësive të barabarta për gratë dhe vajzat, dhe mbi të gjitha jemi dëshmitarë se si ky progres po vije shumë ngadalë. Historitë tona mund të ndryshojnë, ne vijmë nga pjesë të ndryshme të botës, por të gjithë bashkohemi nën vizionin se fuqizimi i gruas është emëruesi i përbashkët i shoqërive post-konfliktuale dhe shoqërive në tranzicion dhe të vendeve në zhvillim dhe të zhvilluara.

Ne bashkohemi me bindjen se e ardhmja e shoqërive tona dhe të gjithë botës qëndron në pjesëmarrjen e barabartë të burrave dhe grave në të gjitha sferat e jetës. Unë jam shumë e kënaqur të shoh edhe burra që i bashkohen bisedës për barazi gjinore, kauzë kjo e cila duhet të ndahet së bashku. Kryeministri kanadez e ka thënë thjeshtë: “Është viti 2015”, një përgjigje e thjeshtë e cila ka rezonuar me vizionin që ne ndajmë.

Gratë përbëjnë gjysmën e botës, dhe e ardhmja jonë bazohet vetëm në një botë të barabartë.

Barazia gjinore është një kërkesë e të drejtave të njeriut, është një kërkesë për paqe dhe pajtim, është një kërkesë për zhvillim të qëndrueshëm dhe demokraci, dhe është një kërkesë për përparim dhe inovacion, për një të ardhme më të mirë dhe prosperitet për të gjithë.

Për këtë arsye ne kemi nevojë për veprime të guximshme nga udhëheqësit e qeverive, të komuniteteve, nga gratë dhe burrat, nga vajzat e reja dhe djemtë, për të vazhduar lëvizjen globale për të siguruar grave rolin që u takon në jetën publike dhe private dhe të garantojmë njëherë e përgjithmonë- barazinë gjinore.

Një muaj më parë kam përfunduar mandatin tim si Presidente e Republikës së Kosovës, një nder dhe një privilegj që kisha për t’i shërbyer qytetarëve të vendit tim. Unë jam zgjedhur në mesin e një krize politike, dhe u bëra gruaja e parë Presidente e zgjedhur ndonjëherë në vendin tim dhe në rajonin më gjerë, Presidentja më e re në botë.

Ndërkombëtarisht, zgjedhja ime si udhëheqëse e shtetit u asociua me një ndryshim të perceptimit të shoqërive të rajonit të cilat janë perceptuar shpesh si patriarkale, vende ku gratë nuk kanë shumë për të thënë.

Brenda vendit, zgjedhja ime nënkuptonte shpresë për secilën grua, një shans për të dëshmuar se ne gratë jemi plotësisht të afta për të udhëhequr vendet tona dhe të çojmë përpara procese të rëndësishme.

Që kur mora detyrën, më kanë pyetur pyetje se si gjinia ime reflektonte mbi politikat dhe udhëheqjen time. Çdo herë unë u përgjigjesha duke deklaruar qartë se liderët pavarësisht gjinisë së tyre kanë për detyrë t’i përmbushin obligimet e tyre kushtetuese dhe ligjore punojnë pa pushim për të shërbyer për të gjithë qytetarët e vendit të tyre. Megjithatë, unë gjithmonë shtoja se duke qenë vet grua kam kuptuar qartë rolin themelor që gratë kanë në të gjitha sferat e jetës për të garantuar të ardhmen e rrugës sonë drejt një shoqërie paqësore, gjithëpërfshirëse dhe të suksesshme.

Si një vend me një të kaluar të vështirë, ne kemi dëshmuar fuqinë që gratë kanë për të ndryshuar rrjedhën e historisë, gratë në vendin tim kanë bërë atë shumë herë. Në kohën e represionit agresiv nga ana e regjimit serb kanë ngritur zërin e tyre për liri dhe pavarësi, për trajtim të barabartë të komunitetit të tyre, për një të ardhme në paqe, për të drejtën themelore për të jetuar, duke dënuar dorën e hekurt të shtypjes dhe shkeljes, duke ndjekur në mënyrë paqësore kërkimin e drejtësisë që tejkaloi edhe kufijtë e vendit.

Gjatë kohës së luftë s së tmerrshme, ishin prapë gratë ato që rezistuan sakrificën e vështirë për t’u kujdesur për fëmijët dhe të moshuarit, për të mbajtur së bashku strukturën e shoqërisë sonë, duke u bërë në shumë raste edhe vija frontale e betejës, viktima të akteve të papërshkrueshme çnjerëzore të torturave dhe abuzimit seksual, fushëbeteja për përfitime politike, për hakmarrje, për spastrimin etnik dhe dëbim.

Mbi hirin e luftës, mbi vuajtjet njerëzore dhe dhimbje të shkaktuara nga mijëra jetë të humbura, ende mijëra të zhdukur, mbi shkatërrime të mëdha materiale, mbi dëshpërimin që e bëri shpresën të duket një ndjenjë e largët, gratë e vendit tim gjetën forcën dhe guximin për të rindërtuar shoqërinë tonë për të parë drejt së ardhmes dhe të ofrojë për fëmijët e tyre, për gjeneratat e ardhshme mundësinë për një të ardhme në paqe dhe në prosperitet.

Sot gratë në Kosovë vazhdojnë të marrin vendime çdo ditë të cilat përcaktojnë rrugën e shoqërisë sonë; të drejtat e tyre janë të garantuara nga Kushtetuta e vendit. Ato kanë udhëhequr procese të rëndësishme shtetërore siç është dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Republikën e Serbisë dhe procesin e integrimit evropian të vendit tonë. Ato janë ambasadore dhe kryetare të komunave, sipërmarrëse të fuqishme dhe gazetare të patrembura, aktiviste të forta të të drejtave të njeriut dhe kontribuuese të vlefshme në të gjitha fushat e jetës.

Parlamenti i Kosovës madje ka prezantuar një kuotë 30% për të siguruar që gratë janë pjesë e tabelës së vendimmarrjes, një veprim të cilin ne jo domosdoshmërish e aprovojmë, por e dëshmojmë çdo ditë që ndikimi i perspektivës së tyre rritet dhe zëri i tyre forcohet në politikat gjithëpërfshirëse të cilat janë vënë përpara. Megjithatë, pavarësisht nga të gjitha të arriturat, sot gratë në Kosovë kanë ende për të u shtruar rolin që u takon në shoqëri. Ato kanë ende për të sfiduar mentalitetin patriarkal dhe traditat të cilat kanë për qëllim të kufizojnë pjesëmarrjen e tyre aktive në jetën publike, qasjen e tyre në shërbimet arsimore dhe shëndetësore, qasjen e tyre në burimet financiare dhe ekonomike dhe praninë e tyre në tavolinën e vendimmarrjes.

Unë jam e bindur që ato do të marrin rolin që u takon në shoqëri dhe do të vazhdojnë të mbeten të pandalshme në kontributin e tyre për të ardhmen tonë si shtet, pavarësisht barrierave të cilat janë ende në rrugën e tyre. Sepse ato kanë dëshmuar qartazi se janë agjente të ndryshimit, e ndërtimit të paqes dhe të progresit.

Çdo ditë ne jemi të prekur nga konflikti dhe lufta, të cilat vijnë tek ne me histori të ngjashme të grave të cilët luftojnë për mbijetesë, për paqe, për pajtim, përmes tregimeve të humbjeve njerëzore dhe vuajtjeve, përmes akteve barbare të dhunës dhe abuzimit ndaj grave, vajzave të reja dhe fëmijëve, përmes akteve të panumërta të shkeljeve të paimagjinueshme të të drejtave të njeriut, përmes aktit të terrorit dhe valës së gjatë të refugjatëve.

Asnjëri prej nesh nuk është imun, pavarësisht se ku jetojmë, për këtë arsye të gjithë ne duhet të veprojmë. Shumë nga tregimet janë histori personale për mua, sepse duket si vetëm dje, kur ne, qytetarët e Kosovës, ishim refugjatë.

Një milion njerëz të detyruar ta lënë shtetin, shtëpinë, sigurinë e tyre, të zhveshur nga dinjiteti dhe identitetit njerëzor. Askush nuk dëshiron ta braktisë shtëpinë, të lë gjithçka pas, përveç nëse janë të detyruar të kërkojnë mbijetesë.

Shoh historia të përsëritet, kur jemi dëshmitarë të skenave të tmerrshme të grave, vajzave, fëmijëve të lidhur me zinxhirë, të abuzuar seksualisht në mënyrat më të urryera dhe të shiten si skllave të seksit, siç ndodh çdo ditë nga militantët ISIS-it. Ne kemi hequr skllavërinë, por vajzat tona sot janë ende të skllavëruara.

Unë shoh vuajtjet e motrave tona në Nigeri të cilët ishin rrëmbyer nga Boko Haram; kur u kthyen në shtëpi, të zhveshura nga identiteti i tyre, të mbetura me turp nga shoqëria, të fajësuara, të heshtura, të izoluara, ndërsa kryesit e krimit ecin të lirë në një kulturë të mosndëshkimit për krimet që kryejnë.

Këto tregime, këto vuajtje, janë personale për mua, sepse sot ka rreth njëzet mijë femra në Kosovë që kanë qenë viktima të dhunës seksuale dhe të abuzuara, të përdorura si mjet lufte nga ana e regjimit serb, të cilat u ballafaquan vetëm me heshtjen dhe fajin, të përjashtuara nga shoqëria për krimin që ato nuk e kanë kryer, me drejtësinë dhe njohjen e mohuar, ndërsa autorët e krimit vazhdojnë të ecin të lirë.

Unë mund të them me zë të lartë dhe qartë se nuk është vetëm viktimat që paguajnë çm imin e padrejtësive të shkaktuara mbi to nga kjo armë lufte, por është e gjithë shoqëria e cila vuan. Ne mund të vëmë një ndalesë për këtë mjet të luftës e cila është e përditshme duke shkatërruar jetën në skaje të ndryshme të botës, duke shkatërruar strukturat e njerëzimit tonë, por ne duhet të veprojmë së bashku dhe luftojmë kulturën e pandëshkueshmërisë.

Si një udhëheqëse unë e di shumë mirë, se Kosova si shoqëri i ka mbijetuar represionit dhe luftës, sepse kemi qëndruar së bashku, burra dhe gra. Unë e di shumë mirë se ne mund të ndërtojmë paqen tonë, konsolidimin e shtetit tonë, dhe forcojmë demokracinë tonë duke punuar së bashku. Dua të vlerësoj përpjekjet e liderëve në mbarë botën të cilët pa pushim janë duke kontribuar për të luftuar të këqijat me të cilat ne përballemi sot.

Është një kënaqësi e madhe të rikthehem në Jordani, ku gjatë kohës sime si Presidente e Kosovës, vendi im gjeti një mbështetje të fortë në Madhërinë e Tij, Mbretit Abdullahi Dytë, i cili jo vetëm që e kupton botën komplekse në të cilën po jetojmë, por ka një vizion të qartë dhe lidership për të ndërtuar aleanca të rëndësishme dhe thellojë bashkëpunimet në mes të shteteve, udhëheqësve dhe njerëzve, si rruga e vetme për të shkuar deri në sfidat tona të përbashkëta dhe ballafaqimin e tyre në mënyrë efektive.

Dua të shfrytëzoj këtë mundësi për të falënderuar Madhërinë e Tij dhe Madhërinë e Saj Mbretëresha Rania, të cilët me punën e tyre të shkëlqyer në fuqizimin e vajzave dhe grave të reja përmes edukimit janë duke e bërë Jordaninë si shembull për Lindjen e Mesme dhe më gjerë, dhe që na kanë bashkuar këtu në Aman për të vazhduar më tej diskutimet tona mbi barazinë gjinore dhe udhëheqjen.

Dua të theksoj qartë se ne nuk mund të arrijmë paqe të qëndrueshme, nëse gratë nuk janë pjesë e tavolinë s së vendimmarrjes. Ne mund të parandalojmë historinë të përsëritet, por mund ta bëjmë këtë vetëm duke u angazhuar së bashku dhe duke njohur rolin e rëndësishëm që gratë luajnë në parandalimin e konflikteve, në ndërtimin e paqes dhe zgjidhjen e konflikteve.

Kështu, duke përgëzuar organizatorët për këtë ngjarje të rëndësishme dhe të gjithë juve që pa pushim punoni për arritjen e barazisë gjinore, ju ftoj që të mësoni nga guximi i grave të Kosovës dhe përkushtimi i tyre ndaj shoqërisë, të vlerësoni flijimet e tyre dhe të pranoni fuqinë që ato kanë si agjentë të paqes, si agjentë të zhvillimit dhe përparimit për të nxitur shoqërinë drejt progresit. Sepse ato përfaqësojnë fuqinë e grave në shoqëritë tuaja, e grave në mbarë botën.

Ashtu edhe siç ka thënë Eleanor Roosevelt: “e ardhmja u takon atyre që besojnë në bukurinë e ëndrrave të tyre”. Le të ëndërrojmë së bashku për një botë me të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët njësoj.”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori