LAJMI I FUNDIT:

Jahjaga: Nuk obligohem të tërhiqem

Jahjaga: Nuk obligohem të tërhiqem

Presidentja e Kosovës, Atiftete Jahjaga, ka thënë se Presidenten e vendit nuk e obligojnë vendimet e partive politike dhe as marrëveshjet ndërmjet tyre.

Në fjalimin e saj të vitit, para Parlamentit, aty nuk qëndruan deputetët e LDK-së, për faktin që kjo parti vazhdon të kërkojë respektimin e marrëveshjes politike ndërmjet PDK-së, LDK-së dhe AKR-së. Jahjaga përsëriti se “Presidenti i vendit është faktor i unitetit institucional, që nuk do të thotë domosdoshmërish, në raste të caktuara, të ketë përkrahjen e politike të ndonjë subjekti politik”.

“Kjo ka ndodhur edhe më herët, edhe në rastin e presidentit Rugova dhe të presidentëve të tjerë”, thotë ajo në një intervistë për “Radio Kosovën”.

Pas kthimit të Ramush Haradinajt, është përfolur për mundësinë e koalicionit AAK-PDK, ndërsa ndarja e posteve ndërmjet, siç është shkruar në media, do të mundte të përfshijë edhe postin e Presidentit. Jahjaga thotë se Presidenten e vendit nuk e obligojnë vendimet e partive politike dhe as marrëveshjet ndërmjet tyre, edhe në “në rastin kur presidenti është vet palë e kësaj marrëveshje, siç ndodhi me rastin e zgjedhjes së presidentëve të mëhershëm, Rugova, Sejdiu dhe të tjerë”!

“Presidenten e vendit e obligojnë vendimet e Kuvendit i cili zgjedh në mënyrë të rregullt dhe me vota të fshehta”, thotë ajo. /Telegrafi/