LAJMI I FUNDIT:

Jahjaga: S’ka dorëheqje, LDK të shkruaj letër

Jahjaga: S’ka dorëheqje, LDK të shkruaj letër

Presidentja Atifete Jahjaga po e shpërfill bojkotin që ka vendosur t’ia bëjë LDK-ja. Ajo ka ironizuar me kërkesën për dorëheqje, duke thënë se partia më e madhe opozitare një gjë të tillë duhet ta bëjë me shkrim. Deputeti Lutfi Haziri ka kërkuar që shefja e shtetit të mos konfrontohet me partinë e tij dhe që ta respektojë marrëveshjen.

Atifete Jahjaga i ka kthyer të mërkurën përgjigje negative kërkesës së LDK-së që ajo të largohet nga Presidenca për t’u lëshuar rrugë ndryshimeve kushtetuese dhe krijimit të kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve të drejtpërdrejta presidenciale, shkruan “Express”.

Një ditë më parë, partia e Isa Mustafës bojkotoi fjalimin e Presidentes dhe vendosi të mos marrë pjesë në asnjë nismë të zyrtares që përfaqëson unitetin e popullit.


Madje, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, deklaroi se injorimi i Presidentes do të ndodhë për aq kohë sa ajo nuk e respekton Marrëveshjen e shndërruar në Rezolutë të Kuvendit, me të cilën ish-policja u bë Presidente. Ky zyrtar i LDK-së ka kërkuar largimin e menjëhershëm të Jahjagës.

Por, në Presidencë thonë se dorëheqja e Jahjagës nuk është paraparë në asnjë dokument dhe se një gjë e tillë është vetëm “akt moral”.

“Edhe pse LDK-ja publikisht ka deklaruar se dëshiron dorëheqjen e Presidentes Jahjaga për të vazhduar të marrë pjesë në reformën kushtetuese e zgjedhore, edhe njëherë e sqarojmë se dorëheqja është akt moral dhe nuk është e paraparë as me

Rezolutën e tri partive politike e as me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen me shkrim të Zyrës së presidentes Jahjaga.

Zyra e shefes së shtetit ka shkruar se LDK asnjëherë nuk i është drejtuar Presidentes dhe as Kuvendit për çështjen e kohëzgjatjes së mandatit të Jahjagës.

“Për këtë është vendimi i Gjykatës Kushtetuese në amendamentet e propozuara për ndryshimet kushtetuese dhe ky vendim është obligues”.

Presidentja Jahjaga ka ardhur në krye të shtetit në prill të vitit të kaluar pas një marrëveshje të arritur në mes të PDK-së, AKR-së dhe partisë opozitare, LDK. Aty ishte paraparë të ketë reforma zgjedhore dhe kushtetuese që do ta ndryshonin sistemin e zgjedhjes së Presidentit jo më nga Parlamenti, por drejtpërdrejt nga qytetarët.

Por, në gusht të këtij viti Gjykata Kushtetuese kishte konstatuar se propozimet e partive politike për të shkurtuar mandatin e Presidentes janë jokushtetuese.

Tash, Presidenca kërkon respektimin e normave kushtetuese për çfarëdo hapi të partive politike.

“Duhet të respektohet rezoluta dhe zgjedhja e Presidentit të vendit duhet të bëhet në respektim të plotë të kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë”.

Por, LDK përsërit kërkesën që Jahjaga të reflektojë dhe të mos bëhet pengesë e proceseve politike. Deputeti i kësaj partie, Lutfi Haziri, ka thënë se ajo duhet ta respektojë marrëveshjen, pasi është produkt i saj. “Marrëveshjet që nënshkruhen, pranohen dhe prodhojnë rezultatet duhet të respektohen nga të gjithë”, ka thënë Haziri, për Express.

Ai ka konfirmuar se shefja e shtetit do të bojkotohet për aq kohë sa nuk merr vendimin për të mundësuar reformat kushtetuese.

Megjithëkëtë, në Presidencë kanë thënë se situata të ngjashme të bojkotimit të Presidentit kanë ndodhur edhe më herët me Presidentin Rugova.

Zyrtarët e Presidencës kanë thënë se nuk është e domosdoshme që gjithmonë Presidentja të shprehë edhe unitetin politik, pasi “edhe presidentët e mëparshëm apo presidentët e vendeve të tjera e shprehin unitetin institucional dhe qytetar”.

Sipas Zyrës së Jahjagës, LDK i ka përzier interesat politike me veprimet institucionale.

Por, Lutfi Haziri ka thënë se Jahjaga gabon nëse mendon se unitetin e popullit e përfaqëson duke u konfrontuar me partinë e dytë në Kosovë.

Sipas Hazirit, mosrespektimi i marrëveshjes së liderëve po bëhet për të ndryshuar kohën e paraparë për zgjedhjet e përgjithshme.

Zyra e Presidentes duke i reaguar LDK-së thekson se Rezoluta e Kuvendit parasheh afatin gjashtëmujor për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit pas përfundimit të reformës kushtetuese dhe hyrja e tyre në fuqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Regjistrimi i popullsisë: 200 mijë banorë rezidentë të regjistruar, po marrin pjesë edhe serbët

Regjistrimi i popullsisë: 200 mijë banorë rezidentë të regjistruar, po marrin pjesë edhe serbët

Lajme
Kalo në kategori