LAJMI I FUNDIT:

Jahjaga uroi presidentin italian, Giorgio Napolitano

Jahjaga uroi presidentin italian, Giorgio Napolitano

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga uroi Giorgio Napolitano me rastin e rizgjedhjes së tij në detyrën e presidentit të Italisë.

“Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe emrin tim personal, dëshiroj t’iu përgëzoj për zgjedhjen Tuaj si President i Republikës së Italisë dhe t’iu përcjell urimet tona më të mira për Shkëlqesinë dhe popullit Tuaj. Shkëlqesia Juaj, Ju përcjell mirënjohjen tonë të thellë për partneritetin dhe mbështetjen që vendi Juaj ka treguar në drejtim të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj, si dhe për vendosjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë”, thuhet në urim.

“Italia mbetet një aleate e ngushtë e Republikës së Kosovës dhe një përkrahëse e fuqishme e konsolidimit të shtetit tonë. Ne e konsiderojmë vendin Tuaj partner tonin të ngushtë dhe vend mik në rrugën tonë drejt integrimit euroatlantik. Jam e bindur që nën udhëheqjen Tuaj Italia do të vazhdojë të mbetet partneri ynë në arritjen e këtij qëllimi. Mirëpres mundësinë për të thelluar dhe më tej marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona dhe popujve tanë”, thuhet në telegramin e urimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori