LAJMI I FUNDIT:

A janë këto shenjat se liberalizimi i vizave është afër?

A janë këto shenjat se liberalizimi i vizave është afër?

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë nuk po cakton më terminë për aplikim për vizë.

Kështu së paku kanë deklaruar disa qytetarë të cilët gjatë kësaj jave ishin interesuar për terminë pranë kësaj ambasade.


“Më thanë mos prit fare se këtë vit nuk ka fare më terminë”, ka thënë një qytetare, pa dashur t’i përmendet emri.

Kontakti me ambasadën gjermane të dielën ishte i pamundur.

Megjithatë, një shenjë tjetër se liberalizimi i vizave duket të jetë afër, është edhe faqja në internet e kësaj përfaqësie diplomatike.

Lajmi.net ka tentuar gjatë tërë ditës së sotme të hyjë në vegëzen për terminë për vizë në faqen e internetit të kësaj ambasade, raporton lajmi.net.

Rëndom ka vite që në këtë mënyrë terminët caktohen nëpërmjet sistemit elektronik.

Por derisa vegëzat tjera të kësaj faqeje funksionojnë normalisht, vetëm ajo e caktimit të terminëve nuk është duke punuar.

Edhe pse nuk jepet asnjë sqarim se përse nuk funksionin kjo vegzë, pas disa tentimesh, krejt çfarë shkruan është ‘provoni më vonë’.

Për më tepër, edhe shenjat e sigurisë që shërbejnë për të pasur qasje në këtë faqe tashmë janë mjegulluar dhe thuajse janë bërë të paidentifikueshme.

Zyrtarët më të lartë të shtetit kanë deklaruar ditëve të fundit se liberalizimi i vizave është çështje ditësh dhe pritet që shumë shpejt të ndodhë, raporton lajmi.net

Presidenti Hashim Thaçi, liberalizimin vizave e ka cilësuar si arritje të vonuar, ndërkohë që ish Presidenti Behgjet Pacolli, sot deklaroi se lëvizja e lirë e kosovarëve beson se do të ndodhë në pjesën e parë të këtij muaji, më saktësisht deri me 15 maj.
Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm në Ballkanin perëndimor që ende ka regjim të vizave.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Pas takimit me Bislimin në Bruksel, Petkoviq: Bisedime të vështira dhe të tensionuara

Pas takimit me Bislimin në Bruksel, Petkoviq: Bisedime të vështira dhe të tensionuara

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Kalo në kategori