LAJMI I FUNDIT:

Janeva: U futëm me forcë në DSK, do të qëndrojmë brenda derisa të kryejmë punë!

Janeva: U futëm me forcë në DSK, do të qëndrojmë brenda derisa të kryejmë punë!

Prokuroria Speciale Publike ka hyrë me urdhër të gjykatës në ambientet e Sigurisë dhe Inteligjencës për inspektim të të dhënave kompjuterike të DSK për rastin “Puç” në mënyrë që të përcaktohet se kush, si dhe pse përgjoi dhe nëse ata ishin shërbimet vendase ose të huaja. Shefja e Prokurorisë Speciale Publike, Katica Janeva, në konferencën e pasditës sot, tha se gati një muaj janë përpjekur për të hyrë në DSK, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Që nga tetë marsi kërkojmë informacion, por ata asgjë nuk kanë paraqitur. Pra, sot, ne u futëm me dy vendime të gjykatës. Në urdhëra gjyqësore thuhet se duhet të marrim të gjitha masat PIM dhe të gjitha bisedat e regjistruara nga viti 2008 deri në vitin 2015”, thonë nga PSP.

Janeva, poashtu ka cekur se DSK nuk bashkëpunon dhe e ka bërë të vështirë punën.

Drejtori i DSK nuk bashkëpunon dhe nuk e di në çfarë pozicioni është i pranishëm këtu dhe Mitko Çavkov. Vazhdimisht hyjnë dhe dalin oficerë të policisë.

PSP sot e hetoi DSK-në?
Lexo po ashtu PSP sot e hetoi DSK-në?

Ajo është brenda me tre prokurorë, kurse pritet të arrijnë edhe disa prokurorë dhe hetuesi. Janeva tha se PSP është e organizuar me ndërrime, natën do ta kalojë në hapësirat e PSP-së, dhe pritet aty të qëndrojnë edhe në ditët e ardhshme përderisa nuk e kryejnë punën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori