LAJMI I FUNDIT:

Japoni, plan për rimëkëmbje ekonomike prej 240 miliardë eurosh

Japoni, plan për rimëkëmbje ekonomike prej 240 miliardë eurosh

Kryeministri japonez, Shinzo Abe njoftoi sot për një plan masiv për rimëkëmbjen ekonomike prej 240 miliardë euro për të mbështetur ekonominë e tretë të botës, sipas medias lokale.

Abe i bëri këto deklarata në Fukuoka dhe këto shuma përfshijnë shpenzime buxhetore të shtetit, si dhe mbështetje për investimet e kompanive.


Kryeministri konservator, që ishte betuar kur erdhi në pushtet në fund të vitit 2012 se do të mundte inflacionin dhe do t’i jepte gjallëri ekonomisë, shpreson me këtë plan të vërë në lëvizje aktivitetin ekonomik, transmeton KP.