LAJMI I FUNDIT:

Javën e ardhshme Maqedonia planifikon edhe një huamarrje të re

Javën e ardhshme Maqedonia planifikon edhe një huamarrje të re

Ministria e Financave ka paraparë që më 6 korrik të shpall një ankand të ri të letrave shtetërore me vlerë, me të cilat, nga kreditorët e brendshëm do të kërkojë 5.4 milion euro hua, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në ankand do të ofrohen obligacione tremujore me klauzolë devizore, obligacione dymbëdhjetëmujore, si edhe dhjetë e pesëmbëdhjetëvjeçare, ndërkaq më 7 korrik duhet të kthehen po aq para borxh, pra 5.4 milion euro./Telegrafi/