LAJMI I FUNDIT:

A jeni gati? Sonte superdueli Gjermani – Itali

A jeni gati? Sonte superdueli Gjermani – Itali

Kryesfida e çerekfinaleve të Evropianit “Francë 2016”, do të luhet sonte në Matmut Atlantique, ndërmjet Italisë dhe Gjermanisë.

Dy super fuqitë e futbollit evropian, do të ballafaqohen sonte në një ndeshje tejet të rëndësishme dhe e cila pritet të jep një ndeshje të madh, sepse të dy skuadrat janë duke treguar formë të lartë në këtë Evropian.

“Azurët” dhe ‘Pancerat’ janë dy përfaqësueset favorit për ta fituar trofeun e këtij evenimenti të çmueshëm në Kontinentin e Vjetër, andaj sonte adhuruesit e futbollit më të drejtë presin një super ndeshje.


Sfida mes Italisë dhe Gjermanisë nis në orën 21:00.

Në Prishtinë ndeshja shikohet në mënyrë të organizuar në Prishtina Football Fest në sheshin “Skënderbeu”. /Telegrafi/