LAJMI I FUNDIT:

Jep dorëheqje deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje

Jep dorëheqje deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga funksioni i deputetit të Kuvendit të Kosovës.

Ai rrjedhimisht, ka shuar edhe funksionin e tij si Kryetar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike.


Në njoftimin për dorëheqjen e tij, të siguruar nga Gazeta Express, Bislimi thotë se arsyet e dorëheqjes do t’ia jap grupit parlamentar të VV’së – pjesë e të cilit ka qenë deri tash.

Zëdhënësi i VV-së, Frasher Krasniqi ka konfirmuar heqjen dorë të Besnik Bislimit nga mandati i deputet, por ka thënë se ai vazhdon të jetë pjesë e VV-së.

“Për arsyeje të tij personale ai është dorëheqë vetëm si deputet, por vazhdon aktivitetin e tij brenda VV’së”, ka thënë zëdhënësi i VV-së.