LAJMI I FUNDIT:

Jep dorëheqjen mjeku i Kombëtares

Jep dorëheqjen mjeku i Kombëtares

Mjeku i Kombëtares Shqiptare, Dr. Arben Çeliku, është larguar4 nga stafi mjekësor kuqezi. Në një letër ku paraqet dorëheqjen e tij, Çeliku sqaron se ky vendim vjen për arsye personale.

Çeliku që është pjesë e stafit mjekësor të Kombëtares që prej vitit 2008, në letrën dërguar Federatës Shqiptare të Futbllit, i uron skuadrës suksese në të ardhmen dhe falënderoi ekipin mjekësor për bashkëpunimin gjatë 8 viteve në Kombëtare.

Mjeku ortoped, ishte një nga njerëzit kryesorë të stafit mjekësor të kombëtares kuqezi në Francë dhe falë punës së tij, ekipi i drejtuar nga De Biasi arriti të evitonte mungesa të rëndësishme.


Puna e stafit mjekësor në Kombëtaren Shqiptare bazohet në testimin dhe kurimin e vazhdueshëm të lojtarëve me probleme. Largimi i Dr. Çelikut vjen vetëm disa javë përpara rikthimit të Kombëtares Kuqezi në fushën e blertë pasi në datën 5 Shtator, Shqipëria nis fushatën eliminatore të Botërorit 2018 me një sfidë delikate kundër Maqedonisë në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës./albeu/