0Shares

Diplomati serb dhe presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Vuk Jeremic, ka krahasuar filmin “The Hobbit” me raportet mes Kosovës dhe Serbisë. Për shkak të krahasime të tilla, ai ishte cak i talljes nga një portal satirik.

"Nuk është Hobbiti i keq. Ia vlen të shihet. Ishte një betejë e shkurtabiqëve të fuqishëm që këmbëngulin ta kthejnë tokën e rrëmbyer të tyre, kundër përbindshmëve dhe kuçedrave të fuqishme”, ka shkruar Jeremici në profilin e tij në Twitter.

Pas postimit, një shfrytëzuese e këtij rrjeti ka thënë: “Po Kosova është Serbi”, për çka Jeremici përgjigjet: “Gjithmonë ka qenë”!

Pasi një përdorues në emër të “komunitetit hobbit” e ka lutur që Asambleja e OKB-së t’i njoh, Jeremici tha: “The Shire (Qarkut tek The Lord of the Rings – v.j.) ndoshta mund të fitojë një autonomi substanciale, se çdo gjë tjetër do të ishte precedent i rrezikshëm për Middle Earth…”!

Për shkak të krahasimeve të tilla, Jeremici u tallë në portalin satirik “News”, gazetarët e të cilit kanë shkruar se ai e ka shkatërruar projeksionin e Hobbitit në New York, sepse gjatë tërë kohëzgjatjes së filmit shikuesve ua ka treguar paralelet tjera me situatën në Kosovë. /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)