LAJMI I FUNDIT:

Jo vetëm në tokë por edhe në det: A po forcohet ushtria shqiptare? (Foto)

Jo vetëm në tokë por edhe në det: A po forcohet ushtria shqiptare? (Foto)

Mjafton t’i hedhësh një sy të shpejtë profilit të Facebook-ut të ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, dhe kupton se Forcat e Armatosura Shqiptare janë angazhuar së fundmi në disa stërvitje të mëdha me shtete të tjera aleate të NATO-s.

Por si të mos mjaftonte kjo, këtyre stërvitjeve mbase rutinore të vendeve NATO u janë shtuar dhe vëzhgues ushtarakë rusë, si dhe thashethemet e mediave të ndryshme për ngritjen e një baze ushtarake amerikane në Shqipëri, ose ca më shumë për ngritjen e një baze raketore në territorin shqiptar.


Por pavarësisht sa të vërteta janë këto, Forcat e Armatosura Shqiptare vijojnë të stërviten në krahë të aleatëve të fuqishëm, edhe pse teknologjia dhe armatimi janë fare modest, si dhe shumë larg arsenalit që kanë vendet fqinje.

“Jo vetëm në #Bizë. #JointEffort16 po zhvillohet anembanë vendit. Në Kepin e Palit në #Durrës #ForcaDetare, #ForcaAjrore dhe #ForcatSpeciale treguan se janë të gatshme, të vendosura dhe absolutisht të afta për zbatimin e ligjshmërisë në det”, është statusi më i fundit në Facebook i ministres Kodheli. /mapo.al/

a1

a2

a3

a4

a5

a6

a7

a8

a9

a10

a11

a12

a13

a14

a15

a16

a17

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori