LAJMI I FUNDIT:

Juan: Interi beson në titull

Juan: Interi beson në titull

Mbrojtësi i Interit, Juan Jesus, ka deklaruar se ekipi i tij nuk do të dorëzohet në luftën për të fituar Scudetton.

Interi gjatë këtij sezoni ka treguar se është kandidat i fortë për titullin në Seria A, duke mposhtur edhe rivalët kryesor, si Juventusin, Milanin e Napolin.

“Ne gjithmonë kemi besuar se mund ta fitojmë Scudetton dhe unë do të bëj gjithçka që është e mundur për ta ngritur këtë trofe”.


“Interi është ekip i madh dhe ne duhet të luftojmë deri në fund për ta fituar këtë titull”, është shprehur braziliani për Sport Mediaset./Telegrafi/