LAJMI I FUNDIT:

Juve e bindur për transferimin e Sanchez

Juve e bindur për transferimin e Sanchez

Juventusi është plot vetëbesim për nënshkrimin me anësorin e Barcelonës, Alexis Sanchez.

Bianconerët u mposhtën nga gjiganti spanjoll dy vite më parë, kur kiliani nga Udinese u transferua te Barcelona për 35 milionë euro.

Por vlera e tij tash është përgjysmuar pasi Sanchez po dështon të shkëlqejë këtë sezon në Nou Camp dhe paga e tij prej 4 milionë euro, është e pranueshme për Juventusin.


Tuttosport shkruan se Juve është i gatshëm të paguajë 20 milionë euro për ta sjellë Sanchez në Itali gjatë verës. /Telegrafi/