LAJMI I FUNDIT:

Ka ligje, por mungon zbatimi i tyre për mbrojtjen e fëmijëve

Ka ligje, por mungon zbatimi i tyre për mbrojtjen e fëmijëve

Organizata joqeveritare Syri i Vizionit nga Peja në partneritet me organizatën Save the Children, të premten kanë mbajtur konferencën e përbashkët me temën “Çfarë duhet të bëjë shteti në mbrojtjen e fëmijëve”,  me institucionet që kanë për mandat mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna dhe përmirësimin e situatës së fëmijëve në Kosovë.

Të pranishmit në këtë konferencë janë pajtuar se në Kosovë ka legjislacion të mjaftueshëm dhe ka mekanizma të krijuar në mbrojtjen e fëmijëve, mirëpo ka ngecje në jetësimin dhe zbatimin e tyre në praktikë dhe kjo vjen për shkak të mungesës së mekanizmave të duhur monitorues nga ana e qeverisë.

Po ashtu nga të pranishmit është vlerësuar së ka mungesë të koordinimit të veprimeve të përbashkëta dhe të komunikimit ndërmjet institucioneve përgjegjëse që për mandat kanë mbrojtjen e fëmijëve në nivel lokal dhe në nivel nacional, si dhe mes këtyre dy niveleve.

Habit Hajredini nga Zyra për Qeverisje të Mirë ka thënë se është bërë progres në respektimin e të drejtave të fëmijëve.

“ Ka ulje të dhunës ndaj fëmijëve, duhet mobilizim i të gjithë neve, institucionet, shoqëria civile, mediat etj, pasi dhuna ndaj fëmijëve është një sfidë e madhe për të gjithë ne, të cilën së bashku do ta eliminojmë shumë shpejtë”, tha ai.

Në anën tjerët zëvendësministrja për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Rita Hajzeraj tha “duhet të bëjmë më shumë ne si institucione në zbatimin e ligjeve, e jo vetëm të krijojmë mekanizma, por t’i funksionalizojmë ato dhe ta eliminojmë dhunën ndaj fëmijëve”.

Ajo më tej ka shprehur edhe zhgënjimin e saj për mos punën e drejtorive komunale për shëndetësi dhe mirëqenie sociale. “Drejtoritë për Shëndetësi dhe Mirëqenie sociale, nuk bëjnë asgjë në respektimin e të drejtave të fëmijëve apo ofrimin e shërbimeve të duhura” ka thënë ajo.

Ndërsa, ka lavdëruar punën dhe angazhimin që po bëjnë Qendrat për Punë dhe Mirëqenie Sociale dhe ka kërkuar nga shoqëria civile dhe të tjerët që të bashkëpunojnë dhe ndihmojnë këto qendra.

Se ka rënie të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve në afërsi dhe brenda në shkolla, këtë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, thuhet në njoftim.

Sipas statistikave të tyre, rastet e paraqitur në këtë institucione nëse krahasohen më periudhën e vitit të kaluar vërehet rënia e dhunës.

Nga statistikat e paraqitura nga shoqëria civile dhe organizatat ndërkombëtare mbi hulumtimet e tyre sa i përket ushtrimit të dhunës ndaj fëmijëve vërehet qartë se ka nevojë shumë të punohet në vetëdijesimin e fëmijëve dhe prindërve për të denoncuar dhunën, si dhe të punohet më shumë në ndërgjegjësimin e institucioneve, që duhet të bëjnë më shumë në parandalimin e hershëm të dhunës ndaj fëmijëve dhe ofrimin e shërbimeve të duhura për fëmijët viktima të dhunës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori