LAJMI I FUNDIT:

A ka një autostradë në Hënë? (Foto)

A ka një autostradë në Hënë? (Foto)

Një fotografi e publikuar në vitin 1968, e bërë gjatë misionit të një “Lunar Orbiter”-i në Hënë, shfaqë atë që duket të jetë një anije kozmike, me një gjatësi prej rreth 16 km, që gjendet brenda Kraterit Manlius.

Kjo fotografi ka qenë subjekt i një videoje në “Youtube”, e cila duke rritur kontrastin, tregon se çka shihet me të vërtetë në atë foto.

Pjesa më e madhe e objektit është mirë e ndriçuar nga dielli, por pjesa tjetër e saj gjendet brenda kraterit.

Kjo anije kozmike ishte fotografuar nga “Lunar Orbiter III”(fotografia nr. 3073), e cila ishte dërguar në vitin 1967 për të bërë fotografi dhe harta të Hënës, si përgatitje për dërgimin e misioneve të mëpastajme “Apollo”.

Para se të rizbulohej në tetor të vitit 2014, UFO-ja në foto ishte vërejtur në tetor të vitit 2007 dhe ishte diskutuar në një forum, ku përfundimi ishte se ai objekt ishte një lloj i anijes kozmike.

Më pas, në të njëjtën fotografi, vërehet një strukturë e drejtë, që ngjan me të vërtetë me një autostradë.

Kush e ndërtoi atë? /mapo.al/

auto