LAJMI I FUNDIT:

Kabllo nënujore e internetit që lidh SHBA-në me Japoninë

Kabllo nënujore e internetit që lidh SHBA-në me Japoninë

Në vitin 2014 Google, kishte përmendur se ishte pjesë e kompanive të cilat do të investonin 300 milionë dollarë në një kabllo të internetit e cila do të lidhte bregdetin perëndimor të SHBA-ve me Japoninë.

Sot ajo u realizua. Kabllo e quajtur Faster, e gjatë nëntë mijë kilometra do ta rris shpejtësinë e internetit përreth Azisë dhe bregdetit perëndimor të SHBA-ve.


Sipas Cnet, lidhja e Faster do të jetë 60 terabitë për sekondë, që nënkupton se është dhjetë herë më e shpejtë se modemi standard i kabllove, transmeton KosovaPress.