LAJMI I FUNDIT:

Kacin: Marrëveshja historike do të arrihet në dy takimet e radhës

Kacin: Marrëveshja historike do të arrihet në dy takimet e radhës

Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Jelko Kacin ka vlerësuar se marrëveshja historike lidhur me veriun e Kosovës, ka mundësi të arrihet gjatë dy raundeve të ardhshme të bisedimeve Prishtinë-Beograd dhe ka përsëritur se, beson që në qershor Serbia do të arrijë të marrë datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.

“Kriteri kryesor është normalizimi i marrëdhënieve më Kosovën. Ne kemi parë disa përparime në këtë fushë. Jam i bindur që në raportin e Komisionit, si dhe të shteteve të BE-së, gjithashtu edhe të Gjermanisë, do të merren për bazë hapat prosperues të cilët është duke i bërë Serbia”, ka thënë Kacin, transmetojnë mediat serbe.

Ai ka thënë se, “është e rëndësishme që Prishtina është pajtuar për një bashkësi komunash serbe”. Kacin shprehu bindjen e tij që kryeministrat e dy vendeve, Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic, do të gjejnë një zgjidhje për veriun e cila do të ishte e pranueshme për të dyja palët, transmeton Rel.


“Marrëveshja historike është në duart e tyre dhe jam i sigurt që Thaçi dhe Dacic do të shfrytëzojnë këtë rast të dhënë”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori