LAJMI I FUNDIT:

Kadaj-Bujupi: Jemi të vendosur ta ndalojmë ratifikimin e Demarkacionit

Kadaj-Bujupi: Jemi të vendosur ta ndalojmë ratifikimin e Demarkacionit

Ditë më parë Lëvizja Vetëvendosje mbajti mbledhjen e tretë zgjedhore të Këshillit të Përgjithshëm, e cila ishte edhe përmbyllje e procesit të brendshëm zgjedhor në këtë subjekt politik.

Në këtë mbledhje u zgjodh edhe struktura e re udhëheqëse e VV-së, ku tashmë pjesë e saj është edhe deputetja Donika Kadaj- Bujupi, e cila është zgjedhur si anëtare e kryesisë.


Kadaj-Bujupi në një intervistë për Telegrafin ka folur rreth këtij procesi zgjedhor ku theksoi se VV-së i janë bashkuar mbi katërmijë anëtarë të rinj.

Ajo ka folur edhe për çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi, ku ka ritheksuar se janë më të vendosur se kurrë që ta pamundësojnë ratifikimin e kësaj marrëveshje.

Telegrafi: Si ka shkuar procesi zgjedhor brenda Lëvizjes?

Kadaj-Bujupi: Zgjedhjet janë moment specifik kur organizata hapet. Gjate këtij procesi ne ishim për më shumë se dy muaj në të gjitha pikat, rrjedhimisht qendrat, nëpër fshatra, lagje dhe qytete. Më shumë se kurrë më parë, Lëvizja është mirëpritur dhe njerëzit janë bashkuar duke e kuptuar se është porta e vetme drejt ndryshimit të gjendjes në vend. Pra, për nevojën e kalimit prej një pushteti të egër i cili varfëroi dhe krijoi shtresa super të pasura, ndërkohë që gjithë të tjerët u varfëruan në një sistem të socialdemokracisë, ku qytetari dhe mirëqenia e tij do të jenë në qendër të vëmendjes së shtetit. Si rezultat i këtij procesi, ne sot kemi mbi 4 mijë anëtarë të rinj, 300 pika anembanë vendit, nga 26 qendra kemi vetëm pesë kryetarë me mandatë përsëritur (d.m.th. 21 kryetarë të rinj në detyrë). Pesë prej kryetarëve janë gra, politikanë të shquara dhe përgjithësisht 30% e strukturave janë gra. Në nivel lokal dhe qendror kemi figura të njohura për publikun, të cilat u bashkuan, por mbi të gjitha, ky proces ka konfirmuar edhe rreth dymijë aktivistë, anëtarë shumë cilësorë të cilët bartin në supet e tyre peshën e përgjegjësisë së të qenurit promotor i organizimit dhe organizatës, duke qenë nëpër Kryesi të pikave e qendrave.

Telegrafi: Ju tashmë jeni pjesë e kryesisë së VV-së, si e vlerësoni votën që ua kanë dhënë bashkëpunëtorët tuaj?

Kadaj-Bujupi: I falënderoj që më votuan për të qenë pjesë e Kryesisë. Kjo gjithsesi që është nder, por po aq edhe përgjegjësi për t’i çuar përpara kauzat tona përmes realizimit te projektit politiko-ekonomik, ku shtetndërtimi dhe zhvillimi ekonomiko-shoqëror janë prioritet.

Telegrafi: Çfarë pritni të bëhet me Demarkacionin pas tryezës së 3 gushtit?

Kadaj-Bujupi: Për Lëvizjen VETËVENDOSJE! integriteti territorial i shtetit është shtyllë e sovranitetit dhe fuqisë së shtetit. Prandaj është tepër me rendësi që pas debatit, marrëveshja të anulohet dhe të dërgohet në rishikim, ku do të korrigjohen gabimet fillestare. Komisioni dhe nënshkruesit duhet të japin llogari për këtë marrëveshje, e cila po të mos ishte rezistenca jonë, tani do të ishte punë e kryer. Dëmet e shkaktuara janë te thella, por zbatimi eventual i saj do të ishte burim i konfliktit të përhershëm edhe për gjeneratat. Andaj, ne u angazhuam dhe s’do të ndalemi deri ne realizimin e se drejtës për të ruajtur tokën tonë.

Telegrafi: A do të merrni pjesë ju në këtë tryezë?

Kadaj-Bujupi: Grupi ynë parlamentar e ka nënshkruar kërkesën e z. Bulliqi. Gjithsesi do të marrim pjesë. Por më duhet të them se është absurde që Kosovës të i kërkohet të dëshmojë që Bjeshkët e Rugovës janë tonat. Është kriminale përpjekja që përmes pazareve për përfitime personale dhe politike, të sakrifikohet territori. Do të jemi aty për ta konfirmuar që ne nuk do të ndalemi së rezistuari deri në shfuqizimin e plotë të marrëveshjes.

Telegrafi: Keni thënë se VV do t’i radikalizojë veprimet sa i përket kundërshtimit të Demarkacionit, sa jeni mobilizuar për këtë?

Kadaj-Bujupi: Jemi më të vendosur se kurrë që ta pamundësojmë ratifikimin e kësaj marrëveshje. Sa më e madhe që të jetë tentativa e pushtetit për ratifikimin e kësaj marrëveshje, aq më të vendosur do të jemi në rezistencën tonë brenda dhe jashtë Kuvendit. Jo për t’i matur forcat me pushtetin, por për ta mbrojtur territorin e Republikës. Një marrëveshje që rrezikon shtetin, duke humbur territor, burime ujore , kuota strategjike ushtarake, në 4 km vijë ajrore të Qafa e Çakorit dhe Kulla e Zhlebit, ku Mali i Zi hyn në Kosovë, nuk do të lejojmë të zbatohet në Kosovë. Por mbi te gjitha, marrëveshja rrezikon tkurrjen e mëtutjeshme gjate demarkacionit me Serbinë, në rast të krijimit të një precedenti të këtillë duke lejuar që kadastra të jetë kriter dhe metodologji, sidomos kur kemi parasysh se origjinalin e librave kadastralë që e mbanë edhe më tutje Serbia./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori