LAJMI I FUNDIT:

Për Kadaj- Bujupin, krejt bota është kundër VV-së!

Për Kadaj- Bujupin, krejt bota është kundër VV-së!

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj- Bujupi ka theksuar se luftës kunër VV-së, së fundi iu bashkuan edhe këshilltarë dhe ish këshilltarë të ministrave të Qeverisë “Pronto”.

Ajo në “luftën” kundër VV-së ka përfshirë edhe mediat, duke thënë se pos tyre janë edhe analistët, policia e prokuroria.


Kadaj- Bujupi këto komente i bëri përmes një postimi Facebook.

Lexoni më poshtë postimin e saj:

“Sa paguhen këshilltarët ndërkombëtarë për të sulmuar opozitën?

Përveç mediave, analistëve, policisë e prokurorëve, së fundi luftës kundër VV-së iu bashkuan edhe këshilltarë dhe ish këshilltarë të ministrave të Qeverisë “Pronto”.

Shuma marramendëse një mandat arrin 1 milionë euro, me të cilën paguhen diplomatë, analistë e gazetarë në emër të lobimit për Kosovën dhe avancimin e saj në arenën ndërkombëtare, me qëllim të njohjes nga shtetet e botes.

Rezultatet pothuajse janë te padukshme ose krejt jorelevante, pasi Kosova prej viti ne vit degradon dhe madje prapakthehet në agjendat ndërkombëtare. Kontratat e tyre dhe te kompanive të tyre nuk bëhen publike asnjëherë sepse mjafton te përmendet një emër i huaj, i cili qëndron prapa kësaj pune.

Por ajo çka bie ne sy është se të njëjtit përdoren kohë pas kohe – së fundi Daniel Serëer – dhe me agresivitet sa herë rrezikohet ndonjë projekt i “Prontos”. Kështu ndodhi gjatë VLAN-it dhe përpjekjes për ndryshim në vend. E kështu po ndodhë tani, pasi dy marrëveshjet e dëmshme, kryesisht falë rezistencës se VV-së u stopuan.

E tani, kur sondazhet na vendosin lart dhe prapë karriga e “Prontos” lëkundët, “këshilltarët” fillojnë lobimin e tyre duke mos hezituar te fyejnë e cilësojnë kështu e ashtu subjekte parlamentare dhe përfaqësues te popullit. Është qesharake kur pretendojnë se stopimi i faljes se resurseve dhe tokës ka pamundësuar zhvillimin e ekonomisë se vendit. Ose kur pretendojnë që “Zajednica” që fut Serbinë edhe de jure ne Kosovë, forcon pozitën tonë si shtet, ndonëse dihet fare mirë rasti i Bosnjës.

Sidoqoftë, meqë kjo betejë po vazhdon, është koha të kërkojmë që të behën publike kontratat, rrjedhimisht pagesat e këtyre individëve te cilët marrin paga te majme nga taksat tona për të ndihmuar Kosovën dhe jo për te luftuar opozitën e vendit. Transparenca dhe llogaridhënia janë vlera apo jo?!”(sic.)/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori