LAJMI I FUNDIT:

Kaltrina Selimi nuk do të martohet këtë vit

Kaltrina Selimi nuk do të martohet këtë vit

Në një prononcim për mediet kosovare, Kaltrina Selimi ka thënë se nuk e ka ndërmend të martohet sivjet dhe ka njoftuar për planet e saja artistike.

“Menjëherë pas kthimit tim nga Londra, kam filluar të bisedoj me kompozitorë për të realizuar këngë të reja, por për momentin nuk kam diçka te gatshme për të bërë publike. Gjithsesi, sa më shpejt që të mundem të realizoj diçka, apo ndonjë këngë për sezonin e verës do të punoj. Do t’i konsultoj disa kompozitorë, kënga që mendoj se do të jetë më e mira, edhe do ta lansoj”, ka bërë të ditur Kaltrina Selimi gjatë një bisede për gazetën “Infopress”.

Sa i përket martesës, Kaltrina thotë se nuk e ka në plan të martohet këtë vit.


“Nuk besoj se do të ketë martesë këtë vit, për vitin e ardhshëm nuk e di. Nuk kam dëshirë të bëj plane afatgjate sepse më shumë i dua gjërat kur vijnë ashtu spontanisht, ato janë shumë të mira, kështu që nuk ka asgjë të re në këtë drejtim” ka shtuar ajo.