LAJMI I FUNDIT:

Kampi i refugjatëve në Idomeni bëhet qendër kulturore

Kampi i refugjatëve në Idomeni bëhet qendër kulturore

Një grup vullnetarësh nga vende të ndryshme që operojnë në qytetin Idomeni të Greqisë, që ndodhet në kufirin me Maqedoninë, në bashkëpunim me refugjatët arsimtarë kanë formuar një “shkollë” për fëmijët në kamp, raporton Anadolu Agency (AA).

Shkollës e cila është formuar përafërsisht brenda dy javësh me përgatitjet si formimin e klasave, dakordësimet me arsimtarët, informimin e nxënësve dhe vendosjen e çadrave të mëdha i është vendosur emri “Qendra Kulturore Idomeni”.

Didac Guillamet Leo, një prej vullnetarëve të pavarur iniciator për hapjen e “Qendrës Kulturore Idomeni” në një deklaratë për gazetarin e AA-së ka theksuar se “Qendrën Kulturore Idomeni” e kanë hapur me qëllim për të mundësuar zhvillimin e aktiviteteve kulturore. Ndër të tjera duke pohuar se mësuesit që do të japin mësim në këtë shkollë janë refugjatë, ai ka treguar se edhe propozimi për hapjen një qendre të tillë ka ardhur po nga refugjatët arsimtarë. Guillamet Leo ka theksuar se vullnetarët e pavarur kanë ndihmuar vetëm në ngritjen e qendrës dhe krijimin e mundësive të tjera.

Ai ka pohuar se synojnë që të formojnë një mjedis ku të zbulojnë aftësitë e fëmijëve refugjatë, dhënien e mësimeve që ata kanë mbetur mbrapa apo nuk e kanë mundur ta marrin dhe para çdo gjëje të formojnë një ambient që ata të çlodhen psikologjikisht. Ai gjithashtu ka shtuar më tej se krahas mësimeve ata kanë vendosur edhe orare të ushqimit në mënyrë që fëmijët të kalojnë sa më shumë kohë në këtë shkollë.

“Programi ditor me fëmijët fillon në mëngjes me ceremoninë ‘mirë se erdhët‘. Ndërsa para mësimit me fëmijët bëjmë aktivitetin sportiv të mëngjesit, ku i mësojmë Yoga dhe nën shoqërimin e muzikës ato kalojnë kohë argëtuese” ka shpjeguar Guillamet Leo. Ai ka tërhequr vëmendjen se në “Qendrën Kulturore Idomeni” krahas për fëmijët jepet mësim edhe për të rriturit.

Duke dhënë informacion në lidhje me mësimet që jepen në shkollën në fjalë Guillamet Leo tha se fëmijëve krahas mësimeve në lëndët matematikë, shkencë dhe gjuhëve rajonale arabisht, persisht dhe gjuhës kurde iu mësohen edhe anglisht. Gjithashtu fëmijët këtu do të mund të marrin edhe mësime artistike, si vizatim dhe muzikë.

Guillamet Leo, ka shpjeguar ndër të tjera se pas drekës fëmijët kalojnë kohën e lirë me mësuesit ku dhe gjatë kësaj kohë edhe të rriturit vijnë në “Qendrën Kulturore Idomeni” dhe gjejnë mundësinë të përfitojnë nga mësimet e ofruara ndaj tyre.

Ndër të tjera ai ka vënë në dukje se përveç mësimeve të ofruara për fëmijët ndaj të rriturve ofrohet si shtesë si gjuhë e huaj gjermanishtja dhe ka shtuar se “nxënësit refugjatë” janë të lirë plotësisht në përcaktimin se në çfarë mësimesh do të hyjnë.

Vullnetari i pavarur Guillamet Leo ka theksuar gjithashtu se që nga dita kur kanë njoftuar për hapjen e shkollës interesi është rritur çdo ditë e më shumë dhe se numri aktual i nxënësve fëmijë është mbi 100 dhe ai i nxënësve të rritur mbi 30.

Ndërsa siriani Shucaal Halil i cili ka si detyrë që të jetë mësues i anglishtes në “Qendrën Kulturore Idomeni” në një deklaratë për gazetarin e AA-së ka theksuar se në këtë kamp ndodhet prej 2 muajsh dhe se në vendin e tij që prej 14 vitesh ka qenë po mësues i anglishtes.

Mësuesi sirian Halil u shpreh: “Kur flisja me veten time gjithmonë kam menduar se të mendosh për arsimimin e këtyre fëmijëve është një prej detyrave kryesore të mia si një arsimtarë. Kam ndjerë përgjegjësinë që këtyre fëmijëve të cilët prej një kohe të gjatë janë në një vend të huaj t’iu mësoja të paktën se si të komunikonin. Ai ka shtuar më tej se për këtë arsye kam një kënaqësi të madhe që marr pjesë në një organizim të tillë të çmuar.

Halil ndër të tjera ka shpjeguar se në klasat e përbëra nga 15-20 nxënës japin mësim 5 orë në ditë nga të cilat 2 për nxënësit fëmijë dhe 3 orë për të rriturit, ku dhe në këto orë mësimi ata mësojnë parimet e komunikimit.

Ndërsa Ziyad Matem, një prej nxënësve sirianë që hyn në të gjitha mësimet e ofruara tha se është shumë i lumtur që do të vazhdojë sadopak mësimet me të cilat ka mbetur mbrapa prej shumë kohësh. “Kjo shkollë e hapur është shumë e bukur. Ne si fëmijë këtu arsimohemi dhe në të njëjtën kohë edhe luajmë. Vëllezërit e mi nuk mundën të shkonin në shkollë teksa ndodheshim në Siri, ndërsa këtu ato do të mësojnë arabisht. Gjithashtu ne do të mësojmë anglisht” ka treguar Matem. Ai ka shtuar më tej se: “Qendra Kulturore Idomeni” do të ofrojë shumë përfitime të dobishme dhe se tashmë refugjatët do të kenë mundësinë që ti kalojnë në mënyrë më të mirë ditët e tyre.

Iniciatorët kanë vënë në dukje se për shkollën e emëruar “Qendra Kulturore Idomeni” në kampin e refugjatëve që ndodhet në Idomeni ku dhe ditën e sotme është mbajtur dita e parë e mësimeve ka nevojë për energji elektrike, çadra për të krijuar klasa të reja në rast se do të vijnë më shumë nxënës dhe disa nevoja të tjera materiale. Ata shprehen ndër të tjera se për plotësimin e këtyre nevojave presin mbështetje.

Në shkollën ku i është dhënë rëndësi mësimit të gjuhëve të huaja si anglisht dhe gjermanisht për shkak se refugjatët do të kenë nevojë për këto në jetën e tyre në vazhdim, ndodhen në total 8 mësues refugjatë të cilët japin mësime të ndryshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori