LAJMI I FUNDIT:

Kanabisi mund të ndihmojë në kurimin e kancerit të trurit

Kanabisi mund të ndihmojë në kurimin e kancerit të trurit

Hulumtimi i ri tregon se ekstraktet e kanabisit që përmbajnë tetrahydrocannabinol (THC) dhe cannabidiol (CBD) mund të ndihmojnë në shërimin e kancerit të trurit, kur përdoren në kombinim me radioterapi.

Specialistët në St. George’s, Universitetin e Londrës, i testuan minjtë me tumore të trurit duke përdorur rrezatim, pa trajtim, vetëm ekstrakte kanabisi dhe rrezatim dhe ekstrakte kanabisi së bashku. Ata zbuluan se rrezatimi dhe ekstraktet e kanabisit të përdorura në kombinim janë më efektive.


“Ata që u trajtuan me rrezatim si dhe kanabinoide panë rezultatet më të dobishme dhe një reduktim drastik në madhësi”, tha dr. Wai Liu, hulumtues dhe udhëheqës i studimit në projekt.

141114085629_1_900x600

Në disa raste, tumoret në mënyrë efektive u zhdukën në kafshë. Kjo ishte një parathënie e mirë për kërkime të mëtejshme në njerëzit në të ardhmen. Në këtë moment, kjo është një sëmundje kryesisht fatale”.

CBD dhe THC gjenden në mënyrë natyrale në bimën kanabis, transmeton koha.net. Vajrat CBD janë përdorur gjithashtu për trajtimin e epilepsisë, ankthit, depresionit, dhimbjes së kokës dhe të përzierave.

Hulumtimi është publikuar në revistën “Molecular Cancer Therapeutics”. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori