LAJMI I FUNDIT:

Kanadezët të gatshëm të investojnë në fushën e mjedisit

Kanadezët të gatshëm të investojnë në fushën e mjedisit

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka pritur në takim ambasadorin kanadez, Daniel Maksymiuk, së bashku me disa investitorë të cilët kanë shprehur dëshirën të investojnë në fushën e mjedisit dhe minierave.

Fillimisht ministri Agani e njoftoi delegacionin nga Kanada me projektet të cilat MMPH-ja i ka realizuar dhe vazhdon t’i realizojë, duke ftuar investitorët nga ky shtet që të investojnë në Kosovë, me theks të veçantë në fushën e mjedisit.


Ministri Agani, deklaroi se ministria që ai drejton, por edhe Qeveria e Kosovës në përgjithësi, janë duke punuar në vazhdimësi që të krijojnë një klimë të favorshme për investitorët e huaj.

Ambasadori i Kanadasë, Daniel Maksymiuk, e falenderoi ministrin Agani për pritjen, duke e siguruar që shteti nga ai vjen do të vazhdojë të përkrahë këtë ministri në fushën e mjedisit.

Ai tha se investitorët kanadez kanë shprehur interesimin të investojnë në fushën e mjedisit me theks të veçantë në miniera. /Telegrafi/