LAJMI I FUNDIT:

Kanë ikur 30 pengje nga uzina e gazit në Algjeri?

Kanë ikur 30 pengje nga uzina e gazit në Algjeri?

Media shtetërore e Algjerisë, raporton se 30 të punësuar algjerian kanë ikur nga uzina e gazit që ndodhet në shkretëtirë, ku dhjetëra pengje, përfshirë edhe të huaj, janë mbajtur peng nga militantët islamik.

Zyrtarë algjerianë nuk kanë dhënë detaje për mënyrën e ikjes së tyre. Lajmi ka ardhur gjatë kohës kur Ushtria e Algjerisë vazhdonte rrethimin e kësaj uzine.

Militantët të cilët uzurpuan këtë pikë të gazit në afërsi të kufirit me Libinë, janë duke kërkuar nga Franca që të përfundojë intervenimin ushtarak në Mali.


Kanali, Al-Jazeera News ka transmetuar një intervistë me një person që deklarohej se ishte përfaqësues i militantëve dhe i cili thotë se forcat algjeriane duhet të tërhiqen në mënyrë që të fillojnë negociatat.

Ai ka konfirmuar raportimet e më hershme ku thuhet se në këtë uzinë janë “rreth 41” pengje nga Norvegjia, Franca, SHBA-të, Britania, Rumania, Kolumbia, Tailanda, Filipinet, Irlanda, Japonia, Koreja Jugore dhe Armenia.

Ndërkohë, Qeveria e Algjerisë, ka hedhur poshtë mundësinë për të negociuar me këta militantë. /Rel/Telegrafi/