LAJMI I FUNDIT:

Kapen me 2.1 gramë marihuanë, arrestohen dy persona në Gjakovë

Kapen me 2.1 gramë marihuanë, arrestohen dy persona në Gjakovë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj, pasi që gjatë kontrollimit në veturën e tyre është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë prej 2.1 gramë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në Gjakovë.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/