LAJMI I FUNDIT:

Karanka: Nuk dyshuam në Ronaldon

Karanka: Nuk dyshuam në Ronaldon

Zëvëndëstrajneri i Real Madridit, Aitor Karanka, ka lëvduar paraqitjen fenomenale të Cristiano Ronaldos në ndeshjen ndaj Celta Vigos, duke thënë se mbretërit kurrë nuk dyshuan në aftësitë e portugezit.

Ronaldo shënoi hettrik ndaj Celta Vigos në fitoren prej 4-0, ndërsa është Karanka ai që ka lëvduar paraqitjen e mrekullueshme të portugezit.

“Golat dhe paraqitja e tij kënaqën të gjithë. Ajo që kemi parë flet më shumë se sa realiteti. Kurrë nuk kemi pasur dyshime për Ronaldon”.


“Së fundmi kur ai nuk po shënonte si zakonisht, ekipi e ndjeu shumë këtë. Tani që ai iu kthye golave, po rritet edhe besimi i tij dhe kjo është shumë me rëndësi për ekipin”, ka potencuar Karanka.