LAJMI I FUNDIT:

Karriget ‘vet-vozitëse’ që e bëjnë pritjen në radhë më atraktive (Video)

Karriget ‘vet-vozitëse’ që e bëjnë pritjen në radhë më atraktive (Video)

Prodhuesi japonez i veturave Nissan, e ka krijuar një karrige që lëvizë vet, të destinuar për ata që presin në radhë.


Sapo që personi ngrihet nga ulësja që është në krye rendit, karrigia largohet ndërsa të tjerat nisen automatikisht për një vend më lart, transmeton Telegrafi.

Në këtë mënyrë, po pretendohet që pritja të bëhet më atraktive dhe më e lehtë.

Këto ulëse e kanë një censor të veçantë, i cili ndizet sapo që boshatiset ulësja dhe lehtësohet. Pastaj me anë të një sistemi të kontrolluar, largohet për në vendin e caktuar.

Pos kësaj ‘ProPILOT’ pritet të shfrytëzohet edhe në galeri të ndryshme, ku vizitorët mund t’i shohin të gjitha pikturat, duke lëvizur derisa qëndrojnë ulur. /Telegrafi/