LAJMI I FUNDIT:

Kasparov: Putini, diktator që ndjell vdekje nga Siria deri në Ukrainë

Kasparov: Putini, diktator që ndjell vdekje nga Siria deri në Ukrainë

Mjeshtri i madh i shahut Garry Kasparov mendon se presidenti rus Vladimir Putin është “armik i botës së civilizuar” dhe “diktatori më i rrezikshëm”.

Ai ka shtuar se për shkak të Putinin edhe ka ikur nga Rusia.


Kasparov tha për Al Jazeera se të gjithë ata që kundërshtojnë Putinin janë në rrezik.

“Nuk mendoj se ai është vetëm armiku im, ai është armik i botës së civilizuar, diktatori më i rrezikshëm që ka treguar se nuk përfill marrëveshjet ndërkombëtare, ndjell vdekje nga Siria deri në Ukrainë. Kush e kundërshton atë është në rrezik për këtë kam ikur nga Rusia. Tash jetoj në New York dhe në Kroaci”, ka thënë Kasparov i cili para dy vitesh ka marrë shtetësi kroate.