LAJMI I FUNDIT:

Katër arsye se përse ai po kërkon “pauzë” apo “hapësirë” në lidhjen tuaj

Katër arsye se përse ai po kërkon “pauzë” apo “hapësirë” në lidhjen tuaj

Kjo është mënyra e tij për t’u ndarë pa u treguar shumë i ashpër

Kjo është ndër arsyet më të shpeshta se përse një “pauzë” në lidhje propozohet.


Ai me siguri që është një djalë i mirë, por është frikacak dhe nuk të tregon që nuk dëshiron të të shohë më, transmeton Telegrafi.

Lidhja mund të ketë qenë e mahnitshme dhe mund të keni qenë shumë në dashuri, por ai dëshiron të largohet dhe ndihet keq t’i ndaloj këto gjëra, pavarësisht se mund të jetë gjëja e duhur.

Nëse dyshon se kjo po ndodh, atëherë kërko që ai të jetë i sinqertë me ty.

Dëshiron të bëj seks me dikë tjetër

Nëse jeni në ‘pauzë’ dhe ai bën seks me dikë tjetër, teknikisht nuk të ka tradhtuar dhe mund të ktheheni prapë bashkë.

Kjo është një arsye e shëmtuar dhe e shpeshtë për të kërkuar ‘pauzë’ në lidhje.

Ka nevojë të rivlerësoj lidhjen tuaj

Nuk është domosdoshmërish një shenjë e mirë, mirëpo ai dëshiron të shikoj më ndryshe lidhjen tuaj.

Lidhja mund të ketë qenë duke shkuar mahnitshëm, por ndoshta tani bën të ndjeheni të stagnuar.

Qëllimet e tij janë të mira, mirëpo ai ka nevojë që ju të dy të shikoni më mirë lidhjen tuaj dhe të zbuloni se çfarë duhet të ndryshoni.

Ka nevojë që pak javë t’i shpenzoj në paqe dhe qetësi

Ndoshta nuk është më i miri me fjalët dhe termi “pauzë” nuk është më i sakti.

Ai mund të ketë ndonjë provim të rëndësishëm apo probleme në punë, dhe nuk dëshiron shpërqendrime.

Thjeshtë është duke kërkuar hapësirë dhe është person që ka nevojë të fokusohet vetëm në një gjë!

Ai e din se kjo do të t’i lëndoj ndjenjat, mirëpo me kohën do ta kuptosh atë. /Telegrafi/