LAJMI I FUNDIT:

Katër arsye se përse birra është shumë e mirë për shëndetin!

Katër arsye se përse birra është shumë e mirë për shëndetin!

Parandalon sëmundjen Alzheimer

Sëmundja e Alzheimer e shkakton humbjen e kujtesës dhe çmendurinë, transmeton Telegrafi.


Në Indi, rreth katër milionë njerëz të moshës 50 deri 80 vjet, vuajnë nga kjo sëmundje.

Mirëpo, zgjidhja për këtë gjendet te birra.

Kjo për shkak se birra është e pasur me silic, gjë që e mbron trurin nga efektet e dëmshme të niveleve të larta të aluminit në trup.

Veç kësaj, një studim i publikuar në Journal of Agricultural and Food Chemistry tregon se disa përbërës të birrës i mbrojnë qelizat e trurit nga dëmtimet oksidative që lidhen me çmendurinë.

E ulë kolesterolin

Sëmundjet i kanë arritur majat vetëm për shkak të stilit të jetës që e bëjmë dhe për shkak të ushqimit që e hamë.

Doktorët tregojnë se kolesteroli i keq është përgjegjësi kryesor për shtypjen e lartë të gjakut, sëmundjet e zemrës etj.

Mirëpo, birra përmban fibra të tretshëm të njohur si beta-glucan, e që ndihmojnë në uljen e niveleve të larta të kolesterolit të keq që gjendet në trup.

I zvogëlon mundësitë e sulmit në zemër

Një studim ka zbuluar se njerëzit që pinë birrë i zvogëlojnë mundësitë e sulmeve në zemër nga 40%-60%.

Me birrë nuk ka gurë në veshka!

Një birrë në ditë, për t’i mbajtur gurët në veshkë larg.

Birra përmban 93% ujë, që i shpërlan veshkat dhe i largon toksinat.

Clinical Journal of the American Society of Nephrology ka treguar se birra në mënyrë efektive e zvogëlon deri në 41% rrezikun e gurëve në veshkë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori