LAJMI I FUNDIT:

Katër mënyra për të humbur peshë pa dietë apo ushtrime fizike

Katër mënyra për të humbur peshë pa dietë apo ushtrime fizike

Përtypeni ushqimin mirë

Nëse e përtypni ushqimin mirë, kjo do t’ju bëj të hani më ngadalë dhe kjo lidhet direkt me zvogëlimin e konsumimit të ushqimit. Veç kësaj, një studim i fundit ka thënë se personat që hanë shpejt kanë mundësi më të mëdha të fitojnë peshë, transmeton Telegrafi


Për të ngrënë më ngadalë, provoni të numëroni se sa herë e përtypni një ushqim para se ta gëlltitni.

Shmangni stresin dhe flini mirë

Gjumi dhe stresi ndikojnë në apetitin dhe peshën tonë. Mungesa e gjumit mund të pengoj hormonet e rregullimit të apetitit, leptinin dhe ghrelinin.

Pengesa e tillë në hormone mund t’ju bëj më të uritur.

Pini ujë më shpesh

Konsumimi i ujit ju ndihmon të hani më pak dhe të humbni peshë, e veçanërisht nëse pini para shujtës. Provoni të pini gjysmë litre ujë, rreth gjysmë ore para shujtës për të zvogëluar intensitetin e urisë.

Mbani ushqimet e pashëndetshme larg

Nëse i mbani ushqimet e pashëndetshme në vende ku i shihni shpesh, kjo ju rrit dëshirën për t’u ushqyer dhe shkakton të hani më shumë. Kjo lidhet direkt me fitimin e peshës, prandaj mbani ato larg.

Në vend të kësaj, mbani ushqimet e shëndetshme në vende të ndryshme, sepse do t’ju nxisin të konsumoni më shumë ushqime të shëndetshme. /Telegrafi/