LAJMI I FUNDIT:

Katër mënyra për të luftuar celulitin!

Katër mënyra për të luftuar celulitin!
-->

Është sezoni i ekspozimit të këmbëve. Po ju a jeni gati për provën e pantallonave të shkurtra?

Përgatitjet për stinën e hareshme fillojnë me tonifikimin e trupit në përgjithësi dhe të trajtimit të celulitit në veçanti. Të gjithë frekuentojnë palestrat në prag të stinës së verës, shtojnë ecjet në këmbë dhe vrapin në natyrë.

Dr. Violeta Dajçi

Kujdesi ndaj mënyrës së të ushqyerit merr një rëndësi në këtë periudhë dhe ndihmon qëllimin final: trupin e bukur në plazh! Kombinimi i këtyre elementëve, ndihmon në arritjen e rezultateve të dëshiruara.

Ecja ose vrapi për të paktën një orë në ditë, bën të mundur reduktimin në mënyrë të dukshme të masave dhjamore në trajtë qeskash me shumë xhepa, të quajtura “celulit” ose “tmerri” i femrave. Sidomos në ecje por dhe në disa nga ushtrimet dhe veglat në palestra, vihen në lëvizje kryesisht zonat ku fle celuliti.

Zarzavatet, frutat dhe lëngjet pa gaz, janë ushqimet që i japin shkëlqim dhe jetë lëkurës më shumë në këtë stinë. Nga ana tjetër ato ndikojnë në eliminimin e toksinave, radikaleve të lira dhe gjithë lëndëve që përftohen nga djegia e yndyrave dhe karbohidrateve në inde.

Cellulite-Buster-Program-Review

Trajtimi i celulitit në klinikë është një problem dermatologjik më vete. Është e pakëndshme pamja e këtij fenomeni, i cili për shumë arsye sot ka prekur në masë sidomos gjininë femërore. Pamja e lëkurës në zonat me celulit është si e lëkurës së portokallit.

Trajtimi i këtij fenomeni në dermatologji, bëhet me kombinimin e mesoterapisë (injeksione të lëndëve që shkrijnë yndyrat) dhe Radio-Frekuencës. RF është fjala e fundit e shkencës në trajtimin e celulitit, pa dëmtuar asnjë qelizë të indeve të tjera. Kjo aparaturë është e programuar për të vepruar vetëm mbi qelizat e indit dhjamor dhe frekuenca e saj shënjon vetëm ato. Programimi sipas zonave dhe vlerësimi i shkallës së celulitit bëhet nga mjeku specialist duke respektuar protokollet përkatëse teknologjike të aparatit të RF.

anti-cellulite-massage

Kremrat anticelulit
Rekomandohet të aplikohen 1-2 herë në ditë, duke masazhuar zonën ku aplikohet. Kremrat hidratues të trupit dhe lagia me ujë e tij, ruajnë hidratimin dhe shtojnë shkëlqimin e lëkurës. Nga ana tjetër, në periudhën e ekspozimit në diell, si gjithmonë, ju rekomandojmë përdorimin e kremrave apo spërkatësve me SPF sipas tipit të lëkurës. /Telegrafi/