LAJMI I FUNDIT:

Katër mënyra për të mos u fjalosur me partnerin

Katër mënyra për të mos u fjalosur me partnerin

Ndryshojeni kontekstin

Përderisa partneri është i nxënë duke dhënë argumente, mendoni tema tjera për ta shpërqendruar atë, sepse kështu gjithçka do të pushoj.


Diskutojeni më vonë problemin

Nëse fjalosja mes teje dhe partnerit është duke vazhduar pa pauzë, atëherë vendosni që ta diskutoni këtë çështje më vonë, pasi që të dy jeni lodhur.

Mund t’i thoni se keni nevojë për ajër të freskët dhe se do ta mendoni çështjen me mendje të qetësuar.

Mos e zgjatni debatin…

Mos jepni kundër argumente apo arsye për ta vazhduar fjalosjen, sepse kjo bën që të dukeni se po mbroheni dhe vetëm e zemëron partnerin.

Pranojeni fajin

Nëse keni bërë ndonjë gabim, pranojeni atë. Nëse jo, atëherë mirë është që ta pranoni atë.

Mos provoni ta mbuloni fajin tuaj duke e vendosur te dikush tjetër.

Tregoni partnerit që nuk do të lejoni që të ndodh prapë i njëjti gabim. /Telegrafi/