LAJMI I FUNDIT:

Katër modele që nuk duhet t’i bëni kurrë nëse keni flokë të gjatë

Katër modele që nuk duhet t’i bëni kurrë nëse keni flokë të gjatë
-->

Flokët e gjatë janë të mrekullueshëm, por nuk është e thjeshtë t’i mbash të shëndetshëm. Megjithatë jo gjithmonë kujdesemi siç duhet për to; zakonisht i biem shkurt dhe bëjmë këto modele të cilat sipas ekspertëve janë të tmerrshme për flokët e gjatë.

1. Bisht kali

Photo Courtesy of Bustle

Nëse i kapim çdo ditë bisht kali, praktikisht po e lëshojmë flokun në tokë me dëshirë. Tërheqja e përditshme shkakton rënien në zonat më të dobëta të flokut, ato anësoret.

2. Modele të realizuara me nxehtësi

Photo Courtesy of Bustle

Trendet e sotme kërkojnë ose t’i drejtosh me piastër, ose forma me mashë; dy mjetet shkatërrimtare për flokët. Si mund të kesh flokë të gjatë e të shëndetshëm nëse i përcëllon?

3. Gërsheta

Photo Courtesy of Bustle

Gërshetat e vogla nuk i lënë flokët të marrin frymë, në kuptimin e parë të fjalës, këshillon Anabel. Flokët e kanë të nevojshëm oksigjenin po aq sa ne, ndaj gërshetat i dëmtojnë shumë flokët e gjatë.

4. Bjondja e dekoloruar

Photo Courtesy of AOL

Dekoloranti është një eksperiment i dështuar për flokët e gjatë; nëse shohim yjet e Hollywood-it që mbajnë flokë të gjatë platin, i kanë gjithmonë ekstension. Edhe nëse përdorim bojë për të arritur bjonden e pastër, sidoqoftë floku dobësohet shumë. /Telegrafi/