LAJMI I FUNDIT:

Katër RREZIQET e fshehura të SEKSIT NË DUSH!

Katër RREZIQET e fshehura të SEKSIT NË DUSH!

Mund të mbeteni shtatzënë

Shumë njerëz mendojnë se uji shpërlan gjithçka, mirëpo nuk ka asgjë rreth seksit në dush që iu ruan nga shtatzënia, transmeton Telegrafi.


Karen Elizabeth Boyle, thotë se përdorimi i sapunit apo i ujit për të shpërlarë ejakulimin pasi të keni kryer marrëdhënie, nuk e parandalon shtatzëninë.

Kjo sepse sperma është shumë e qëndrueshme dhe mund të mbijetoj për ditë të tëra në sistemin riprodhues të femrës.

Uji nuk është lubrifikues dhe vetëm i bën gjërat më të këqija…

Uji nuk është i dëmshëm gjatë seksit, mirëpo nuk është lubrifikues dhe zakonisht e largon lubrifikimin natyral të njerëzve.

Si rezultat i kësaj, disa njerëz provojnë që të zëvendësojnë lubrifikuesin natyral me gjëra si sapuni apo me shampo, por Boyle thotë se kjo shkakton acarim në vulvë dhe vagjinë.

Boyle ka shtuar se vagjina mund të pësoj prerje apo çarje nga penetrimi pa lubrifikues, e kjo sjell shumë infeksione tjera.

Rrëzimi nuk është e vetmja mënyrë si mund të lëndohesh

Zakonisht, gjatë seksit në dush njerëzit janë të detyruar të bëjnë seks duke qëndruar në këmbë dhe kjo bën që të rrëshqitni dhe të rrëzoheni.

Mirëpo, veç kësaj, mundësitë janë të mëdha që penisi i mashkullit të lakohet në një kënd të çuditshëm dhe rritet rreziku që penisi të thyhet.

Mund të merrni sëmundje seksualisht të transmetueshme

“Seksi në dush nuk ju mbron nga transmisioni i gonorresë, klamidisë, herpesit, kondilomës, HIV-it, apo sëmundjeve tjera. Në fakt, me mundësinë e acarimit të vulvës dhe penisit gjatë seksit në dush, lëkura mund të bëhet më e papjekur dhe acaruar, gjë që e rrit rrezikun e transmetimit të disa sëmundjeve”, thotë Boyle. /Telegrafi/