Në vend të ilaçeve për qetësimin e dhembjeve, provojini këto ushtrime të cilat ndikojnë shpejt dhe mirë
Nervi i ishiasit është nervi më i madh në organizëm. Ai fillon në pjesën e poshtme të shpinës, vazhdon në drejtim të të dy këmbëve dhe e përbëjnë rrënjët e nervave veç e veç të cilët degëzohen në pjesën e poshtme të shpinës.
Nervi shiatik është nervi më i gjatë dhe më i madh në trup – ai është aq i trashë sa një prej gishtërinjve tanë kur arrin në pjesën e shpinës. Ai pastaj kalon nga pjesa e prapme drejt ijeve dhe poshtë tek këmba nga ku ndahet në gju në dy degë. Çdo këmbë ka nervin e tij shiatik, transmeton Telegrafi.
Ç’është ishiasi?
Ishiasi nuk është sëmundje, por gjendje mjekësore e cila nënkupton këto simptoma:
– Dhembje konstante në pjesën e poshtme të shpinës dhe të pjesës së poshtme të këmbës, rrallë të dyja këmbët
– Dhembja përkeqësohet kur personi ulet
– Ndjenja e djegieve dhe e nxehtësisë në këmbë
– Dobësim, molisje dhe pamundësi lëvizjeje të këmbëve apo shputave
Në xhirimin në vijim mund të shihni se cilat ushtrime ndihmojnë në zbutjen e dhembjes kronike për shkak të ishiasit:
“Shkaqet dhe faktorët që e sjellin ishiasin:
Dhimbja që shkakton dëmtimi i nervit ishiatik është e ndryshme në situata të ndryshme të shkaktuara nga faktorë të ndryshëm. Në përgjithësi ishiasi shkaktohet pas një shtypje të fortë/ngjeshje e nervave të zonës lumbale (të mesit) mes L4 – L5 ose sacrale (pak më poshtë) S1, S2, S3.
Në raste të tjera ishiasi vjen si pasojë e dëmtimit të nervit pas një traume. Shpesh e gjejmë të shprehur si radikulopati lumbale që do të thotë dëmtim nga një shtypje/ngjeshje e rrënjës së nervit.
Disa nga shkaqet më rënda janë:
• Hernia diskale e përgjegjshme për 15% të rasteve
• Ngushtim i kanalit foraminal dhe spinal (përcjellës në shtyllën kurrizore në brendësi të të cilëve rrjedhin rrënjët e nervave spinale dhe palca kurrizore)
• Ënjtje e diskut spinal
• Sindroma e muskulit piriform, rrjedhojë e hipertrofisë dhe enjtjes së këtij muskuli
• Spondilolisteza
• Tumor spinal që shtyp rrënjët e nervit ose palcën kurrizore në atë nivel
Gjithashtu ishiasi paraqitet shpesh edhe tek gratë në fazë të avancuar të shtatzanisë nga presioni i mitrës mbi këtë nerv.
Faktorët që ndikojnë:
Disa individë janë më të ekspozuar ndaj ishiasit, pasi ndikojnë një sërë faktorësh prezentë tek ata:
• Artriti rheumatoid
• Punë të tilla që kërkojnë zhvendosjen e peshave të rënda, drejtimi i automjeteve për periudha të gjata dhe shtrembërim i herë pas hershëm i kurrizit
• Diabeti: rrit rrezikun e dëmtimit të nervave periferikë
• Mosha e tretë që shoqërohet me ndryshimin fiziologjik të formës së shtyllës kurrizore
• Infeksione të shtyllës kurrizore
• Obezitet
• Osteoporozë
• Patologji të shtyllës kurrizore
• Jetë sedentare (jo aktive)
• Sforcim i madh muskulor
• Trauma direkte në vithe, kofshë, këmbë
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën