LAJMI I FUNDIT:

KB Rahoveci përforcohet me super lojtar para duelit ndaj Yllit (Video)

KB Rahoveci përforcohet me super lojtar para duelit ndaj Yllit (Video)

KB Rahoveci duket se nuk e ka ndërmend të ndalet. Klubi nga qyteti i rrushit është përforcuar me Cameron Solomon, i cili vjen nga Georgia State, klubit nga NCAA. 

Pas dy fitoreve të para ndaj Kerasanit dhe Vëllaznimit, skuadra nga qyteti i rrushit ka vendosur që të konkurrojë edhe në ndeshjet më të vështira që janë përpara.


Rahoveci zhvillon të hënën dueli ndaj Yllit në Gjakovë (në mungesë të palestrës e cila filloi të ndërtohet para 10 vitesh), kurse për këtë duel Vreshtarët do të kërkojnë fitoren pasi janë përgatitur maksimalisht.

Burimet e Telegrafit mësojnë se jo më larg se të shtunën do të prezantohet lojtari i ri Cameron Solomon, një basketbollist fenomenal bolivian, i cili ka luajtur në kampionatin e kolegjeve amerikane NCAA.

Ai në tri sezonet e fundit ka regjistruar një mesatare prej mbi 20 pikësh për ndeshje, me saktësi prej mbi 45 për qind nga gjuajtjet, mbi 35 për qind nga vija për tri pikë.

Lojtari që luan në pozitën 2, por që mund të luajë edhe si organizator, do të përforcojë radhët e Rahovecit që ka shfaqur performanca të jashtëzkanshmë falë lojtarëve në formë si Muhamed Hasani, Arion Balluku dhe Valon Bunjaku, të cilët ishin të pandalshëm.

Ky është përforcimi i parë i huaj për KB Rahovecin këtë sezon, pasi deri tash klubi është përforcuar me Valon Bunjakun, Artin Gashin, Muhamed Hasanin, Ujkan Karanezin dhe Ardit Beqirin. /Telegrafii/