Instituti Demokratik i Kosovës ka vlerësuar se tashmë kur po bëhet gati një vit që nga koha e nënshkrimit të marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, nevoja për një debat të hapur parlamentar lidhur me këtë çështje të hapur është e domosdoshme.
Sipas KDI-së, shënjimi i kufijve të Kosovës është i rëndësishëm për të ardhmen politike të saj, si dhe për rritjen e nivelit të sigurisë në tërësi.
Për më tepër, sipas KDI-së, rëndësia për përmbyllje sa më të shpejtë të kësaj marrëveshje është rritur me vendosjen si kriter për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, nga ana e Komisionit Evropian.
“Pretendimet për gabime të mundshme nga Komisioni shtetëror për shënjimin e kufirit me Malin e Zi, si nga qytetarët e zonës ashtu edhe ekspertë të kësaj fushe, kanë prodhuar kundërshtime nga subjektet politike opozitare, e që janë përcjellë me veprime jo parlamentare. Për pasojë, Kuvendi nuk është tërësisht funksional, gjë që po ndikon direkt edhe në mungesë të efikasitetit të institucioneve tjera shtetërore”.
“Kuvendi si institucioni më i lartë përfaqësues dhe ligjvënës në vend, është i obliguar të mbajë qeverinë të përgjegjshme dhe llogaridhënëse por edhe të adresojë shqetësimet e qytetarëve dhe t’u ofrojë atyre zgjidhje. Përkundër që ky proces kërkon zgjidhje të shpejtë, kjo nuk përbën arsye të ndërmerren vendime të ngutshme që janë të pakthyeshme”.
“Nisma e deputetit Shpejtim Bulliqi, e përkrahur tashmë nga 20 deputetë për një ballafaqim ndërmjet Komisionit shtetëror me ekspertë të kësaj fushe meriton vëmendjen e udhëheqësve institucional dhe përbën një mundësi reale për një debat të mirëfilltë”.
“Në anën tjetër, shfaqja e gatishmërisë së subjekteve opozitare për t’u kthyer në Kuvend për të diskutuar çështjen e demarkacionit dhe për të hequr dorë nga veprimet me mjete jo parlamentare, është situatë e re politike e cila duhet të merret seriozisht nga qeveria edhe koalicioni qeveritar. KDI beson që sfidat mund të tejkalohen nëse ato debatohen dhe adresohen bashkërisht dhe vetëm në interes të shtetit dhe qytetarëve”, thuhet në komunikatën e KDI-së.
Andaj, KDI kërkon nga Kuvendi dhe Qeveria që të mbështesin dhe inkurajojnë debatin parlamentar, organizmin e dëgjimeve publike apo formave tjera të ballafaqimit të argumenteve për demarkacionin para se të procedohet në Kuvend për ratifikim.
“Kjo do të siguronte një transparencë më të madhe të procesit dhe do t’i kontribuonte përmbylljes së kësaj çështje përmes një dialogu gjithëpërfshirës dhe një konsensusi të gjerë shoqëror. Në këtë kontekst, KDI pret nga deputetët, subjektet politike në Kuvend dhe Qeveria, pjekuri dhe gatishmëri për të marrë përgjegjësitë dhe për të respektuar obligimet kushtetuese dhe shtetërore”, përfundohet në komunikatën e KDI-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel