LAJMI I FUNDIT:

KEDS largon punëtorë nga puna në Prizren (Dokument)

KEDS largon punëtorë nga puna në Prizren (Dokument)

Me datën 31. mars të këtij viti, sipas një vendimi që i është lëshuar katër punëtorëve të KEDS-it në Prizren, nga data 08. maj po e këtij viti atyre nuk do të i’u vazhdohet më kontrata e punës.

Sipas dokumentit të publikuar që mund ta shihni , në mes tjerash thuhet se punëtorëve i është dorëzuar një marrëveshje , por pa specifikuar saktësisht se cilat janë arsyet që kanë rezultuar në marrjen e vendimit për largimin e tyre nga puna.


Në anën tjetër, asnjë nga punëtorët të cilëve i’u është dorëzuar vendimi për largim nga puna ,nuk ka qenë i gatshëm që të flas para kamerave, ndërsa sipas tyre , një vendim i tillë nuk është mirëpritur aspak, ndërsa edhe arsyeja e largimit të tyre nga puna ,për gjoja reduktim të kapaciteteve njerëzore brenda kompanisë është është e pajustifikueshme.

Lidhur me këtë çështje, TV Prizreni i kemi kërkuar përgjigje përmes postës elektronike në adresën zyrtare të kompanisë, konkretisht zëdhënësit , Viktor Buzhala, por për tre ditë të tëra nuk na është kthyer asnjë përgjigje.

Gjithashtu është edhe një fakt shqetësues, se për shumë çështje që kanë të bëjnë në radhë të parë rreth shqetësimeve të qytetarëve, për gati më shumë se tre vite nuk mund të marrim asnjë prononcim nga drejtuesit e distriktit të kësaj kompanie në Prizren.

keds 1 keds 2