LAJMI I FUNDIT:

KEDS pengohet të investojë në Podujevë

KEDS pengohet të investojë në Podujevë

KEDS nuk është lejuar të enjten të vazhdojë investimet në qytetin e Podujevës. Një grup i qytetarëve ka penguar punëtorët që të vazhdojnë me shtrirjen e rrjetit të ri, duke mos lejuar assesi që punët të ecin përpara. KEDS ka lajmëruar Policinë e Kosovës e cila po merret me këtë rast.

Humbjet e energjisë elektrike në këtë pjesë janë rreth 80 për qind, që mund të jetë edhe arsyeja pse po ndalohet KEDS-i të investojë. Gjithashtu, aty janë të kyçur disa konsumatorë edhe në mënyrë ilegale, pra direkt në rrjet pa njehsor fare.


Kjo situatë është e papranueshme. Me anë të këtyre veprimeve po krijohen vonesa të panevojshme, ku po pësojnë direkt qytetarët më të përgjegjshëm të vendit. Projektet investive të KEDS-it janë për shërbime më kualitative për konsumatorët dhe për t’i zvogëluar humbjet si teknike, ashtu edhe ato komerciale. Pra, pos shërbimeve më kualitative, krijon edhe rrethana të reja të respektimit të ligjeve në vend, duke i trajtuar të gjithë qytetarët barabarsisht.

KEDS është i vendosur ta kryej misionin e vet dhe nuk do të ndalet në realizimin e tij, që është të ofrojë shërbime sa më kualitative për të gjithë qytetarët pa dallim. Në kryerjen e këtij misioni, presim ndihmën edhe të strukturave komunale, sikurse organeve të rendit dhe drejtësisë. /Telegrafi/