Përjashtimi i 95 punëtorëve të KEDS-it nga vendet e punës këtë, si dhe trendi i përjashtimit të punëtorëve nga kjo ndërmarrje është i papranueshëm. Ky largim kolektiv i punëtorëve është jashtëzakonisht i dëmshëm për ekonominë dhe shoqërinë tonë.
Drejtuesi i Komitetit për Mbrojtje Sociale, Faton Topalli dhe Drejtuesi i Komitetit për Energjetikë, Naim Hoxha, në një konferencë për media të Lëvizjes VETËVENDOSJE! kundërshtuan dhe kërkuan përgjegjësi nga qeveria për këto përjashtime nga puna të punëtorëve nga kompania KEDS-i.
“Pa asnjë përgjegjësi morale dhe ligjore ka larguar para dy ditësh 95 punëtorë, 75 të tjerë në maj dhe 160 brenda një viti përmes presioneve e shantazheve. Këto janë pasojat aktuale të privatizimit, por jo të fundit. Diku rreth 332 brenda vitit”, ka thënë deputeti Topalli, duke folur përjashtimet që ka bërë KEDS-i.
Topalli shtoi se këto janë pasoja të privatizimit të dëmshëm, duke përmendur privatizimin e KEDS-it nga kompania turke ‘Limak’, për vetëm 26.3 milionë euro. Ai përmendi edhe punonjësit e papunë të Ferronikelit në Drenas.
Më tej, Topalli paralajmëroi largimin nga puna edhe të një numri të punëtorëve nga Bechtel & Enka, duke treguar që së fundi kjo kompani ka sjellë në Kosovë 50 punëtorë nga Rumania, që kanë ardhur për të kryer punë që kryhen nga punëtorët kosovarë.
Topalli kërkoi që Qeveria të ndërmarrë masa për t’iu dalë në mbrojtje punëtorëve të Kosovës, të cilët janë kategoria më e shtypur dhe e diskriminuar në vend.
“Punëmarrësi në Kosovë janë kategoria më diskriminuar në vendin tonë. Ata janë lënë pa mbrojtje ligjore dhe pa asnjë mbrojtje të mirëfilltë. Oraret e gjata të punës, kushtet e vështira në punë, mungesa e sigurimeve shëndetësore, mungesa e kompensimit të rrogave pas fatkeqësive në punë, puna me muaj dhe ndonjëherë me vite pa asnjë ditë pushi, janë vetëm disa nga problemet që i bëjnë punëmarrësit e Kosovës në skllevër të vërtetë, përfundoi drejtuesi i Komitetit për Mbrojtje Sociale, Faton Topalli.
Kurse Naim Hoxha, tha që largimet e punëtorëve nga puna po e rrisin papunësinë dhe po ua pamundësojnë punëtorëve që kryesisht janë mbi 40 vjeçarë të jetuarit me dinjitet.
“Në anën tjetër përjashtimi nga vendet e punës e përjashton dijën dhe përvojën që shoqëria e ka krijuar për një kohë të gjatë në fusha specifike të industrisë së prodhimit, duke kushtëzuar njëkohësisht kualifikim të fuqisë punëtore”, ka thënë Hoxha.
“Ky proces privatizimi e ka shpërfillur plotësisht faktin që këta janë njerëz, me familje, me përvojë jetësore e profesionale, me histori, të drejta, dinjitet e mundësi. Kështu secili punëtor është i largueshëm. Tërë kjo për ta rritur profitin e KEDS-it duke e ulur koston e punës”, ka shtuar Hoxha.
Në fund u tha se Lëvizja VETËVENDOSJE! do të merret me këtë çështje dhe me çdo padrejtësi ndaj secilit punëtor, duke bërë presion ndaj institucioneve dhe duke mbrojtur ata, e duke qenë me ta në organizimet e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën