LAJMI I FUNDIT:

KEDS pjesë e “One stop shop” për lejet ndërtimore

KEDS pjesë e “One stop shop” për lejet ndërtimore

KEDS, komuna e Prishtinës dhe Kompanie Ujësjellësit “Prishtina” kanë nënshkruar të enjten marrëveshjen për krijimin dhe menaxhimin e një zyre të vetme shërbyese për aplikimin e nevojshëm për pëlqimet me rastin e lëshimit të lejeve ndërtimore pranë komunës së Prishtinës.

Nënshkrimi është bërë në Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor si përkujdesëse kryesore e respektimit të Ligjit për Ndërtim.


Marrëveshja parasheh hapjen e të ashtuquajturës ‘One stop shop’, e cila do të funksionojë si një zyre e vetme në kuadër të komunës së Prishtinës.

Aty, secili i interesuar do të aplikojë njëherësh për të gjitha pëlqimet që nevojiten për lëshim të lejeve ndërtimore.

“Rasti i sotëm tregon se ne jemi të gatshëm të veprojmë aty ku e kërkon nevoja për t’u shërbyer qytetarëve dhe ekonomisë së Kosovës sa më mirë dhe në mënyrë sa më efikase”, tha pas nënshkrimit të marrëveshjes drejtori i përgjithshëm i KEDS-it, George Karagutoff.

Krijimi i zyrës së tillë në Komunën e Prishtinës është i bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare me mbështetje të USAID-it. Ky është pilot projekt d he parashihet të shtrihet shumë shpejt edhe në komunat tjera anekënd Kosovës.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Me datën 16 prill 2024 hapen panairet tradicionale në sallën 1 Tetori në Prishtinë

Me datën 16 prill 2024 hapen panairet tradicionale në sallën 1 Tetori në Prishtinë

Ekonomi
Pse duhet ta kemi një plan të komunikimit në rast se ballafaqohemi me kriza?

Pse duhet ta kemi një plan të komunikimit në rast se ballafaqohemi me kriza?

Sherife Kçiku Vishaj
Fortesa Home feston 33-vjetorin: Mbi 300 produkte në zbritje!

Fortesa Home feston 33-vjetorin: Mbi 300 produkte në zbritje!

Fortesa Home
10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit

10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit

provit
KODE Labs siguron financim prej $30M në Serinë B për të përshpejtuar objektivat neto-zero për industrinë e patundshmërisë

KODE Labs siguron financim prej $30M në Serinë B për të përshpejtuar objektivat neto-zero për industrinë e patundshmërisë

Ekonomi
Kalo në kategori