LAJMI I FUNDIT:

Kek i shkërmoqur me dredhëza

Kek i shkërmoqur me dredhëza

I njohur si “English Crumble”, kjo recetë është një ëmbëlsirë angleze e kohë së Luftës II Botërore.

Është mjaft e këndshme, e lehtë dhe e përshtatshme për kohën e çajit. Mund ta shoqëroni me akullore dhe krem të freskët.


Përbërësit:

▪ 500 gr dredhëza
▪ 1 lugë çaji pluhur pjekës
▪ 50 gr sheqer
▪ 75 gr sheqer kaf
▪ 110 gr miell
▪ 1 shkop vanilje
▪ 25 gr bajame (të grira)
▪ 100 gr bajame (me feta)
▪ 75 gr gjalpë
▪ 200 ml krem (e rrahur për ta shërbyer)

Përgatitja:

Dredhëzat e pastruara dhe të prera i vendosni në tavën ku do piqni ëmbëlsirën.

I spërkasni me sheqer të bardhë me të cilin janë bashkuar dhe farat e shkopit të vaniljes, shtoni bajamet e grira

Në një enë tjetër përgatisni shtresën që do vendosni sipër dredhëzave, duke përzier miellin me pluhurin pjekës, më pas gjalpin. Këtë masë e thërrmojeni me duar, pasi duhet e shkrifët, derisa gjalpi të këtë krijuar me miellin një masë të ngjashme me tërshërën.

I shtoni këtij brumi të shkrifët sheqerin kaf dhe bajamet e grira në feta, duke e përzier me dorë. Këto procedura mund t’i kryeni edhe me mikser, por pa i bluar më shumë seç duhet përbërësit.

Gjithë masën e thërrmuar hidheni sipër dredhëzave, duke u munduar t’i mbuloni të gjitha.

Piqeni tavën për 30 minuta në 200 gradë.

1