LAJMI I FUNDIT:

KEK-u dhurata për nxënësit në Fushë Kosovë dhe Kastriot

KEK-u dhurata për nxënësit në Fushë Kosovë dhe Kastriot

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka shpërndarë 350 pako me dhurata për nxënësit e Fushë Kosovës dhe Kastriotit.

Punëtorët e korporatës kanë sjell atmosferën festive të fundvitit fillimisht tek nxënësit e shkollës fillore në Lismir të Fushë Kosovës ku janë shpërndarë 160 dhurata pastaj në Mazgit të Ulët të Kastriotit ku janë shpërndarë 190 dhurata të tjera. “Shpërndarja është bërë afër lokacioneve ku operon korporata. Udhëheqësit e shkollës janë ndarë mjaft të kënaqur me gëzimin që u është sjellur nxënësve në këtë fundvit, përderisa i kanë dhuruar KEK-ut edhe një mirënjohje në shenjë falënderimi”.

Shpërndarja e dhuratave për nxënësit dhe fëmijët e lokaliteteve në zonat e afërta ku operon KEK-u tashmë është bërë traditë.
“Ky nuk është veprimi i vetëm që po bën korporata për këta banorë. Tashmë është lëshuar në punë elektrofiltri i ri i njësisë A5, sikurse kanë përfunduar punimet edhe për elektrofiltrin e njësisë A3, të cilat ndikojnë që ndotja të jetë brenda standardeve të Bashkimit Evropian apo 15 herë më e ulët se ka qenë dekada me radhë. Në këto zona është mbuluar edhe mbi 80 për qind e kodrës së hirit pranë TC "Kosova A", sikurse sistemi hidraulik i bartjes së hirit që do të lëshohet në punë gjatë ditëve në vijim”, njofton KEK-u. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Ekonomi
Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl

Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl", pritet të investojë në Kosovë - Qeveria ia propozon tri lokacione strategjike

Ekonomi
Kalo në kategori